Vllaznia udhėtoi sot drejt Italisė, teksa tė enjten skuadra shkodrane do tė pėrballet me Napolin nė San Paolo (ora 21:00) nė ndeshjen e kthimit tė turit tė dytė eliminator tė Kupės UEFA. Takimi i parė nė Loro Boriēi i pėrfunduar me humbjen 0-3 (2 gola tė Pias, Denis) nuk lė shumė shpresa pėr kualifikim.
Trajneri Agim Canaj pėrveē mungesės sė tre lojtarėve Sukaj, Lika, Teli (tashmė pjesė e skuadrės turke Hacettepe), do tė ketė dhe mungesėn e sulmuesit ēek Miroslav Kausal, ndėrkohė qė Kaēi ende nuk ėshtė rikuperuar plotėsisht.
I gatshėm pėr Vllazninė do tė jenė edhe dy ganezėt Xhejms Boadu (luajti ndeshjen e parė nė Shkodėr) dhe Adano Muhamed. Blerja e fundit e Vllaznisė, Paulin Dhembi nuk do tė luajė nė Napoli, pasi mesfushori korēar ka luajtur nė Kupėn UEFA me Partizanin.
Trajneri Agim Canaj nė konferencėn e tij tė fundit pėr shtyp tha: Do tė kėrkojmė tė marrim njė rezultat sa mė tė pranueshėm nė Napoli. Do tė pėrpiqemi tė paraqitemi sa mė denjėsisht. Nuk do tė shkojmė pėr turizėm nė Itali
Vllaznia ėshtė nė njė krizė goli pasi ka 360 minuta pa shėnuar nė katėr ndeshjet e fundit, pėrfshirė ndeshjen e kthimit me sllovenėt e Koperit (0-0) nė turin e parė tė Kupės UEFA, finalen e Superkupės me Dinamon (0-2), ndeshjen e parė me Napolin (0-3) nė turin e dytė tė Kupės UEFA dhe atė me Tiranėn (0-0) nė javėn e parė tė sezonit 2008-2009.
Vllaznia - pesė ndeshje nė harkun e 15 ditėve - pas ndeshjes me Napolin, do tė pėrballet tė shtunėn me Partizanin nė Tiranė, pavarėsisht se presidenti Fushaj kishte kėrkuar shtyrjen e ndeshjes.