Drogbasė i pėlqen tė luajė nė Spanjė, -thotė agjenti i lojtarit tė Ēelsit, Pier Frelot; Ēelsi i ofron njė shumė astronomike, por Kaka do ti qėndrojė besnik Milanit, - shprehet menaxheri i tij, Diego Klotēo pėr lojtarin; Ronaldinjo nuk do tė shkojė te Manēester Siti, por te Milani, - saktėsoi menaxheri i brazilianit, vėllai i tij, Roberto Asis.
Deklarime tė tilla, i lexojmė thuajse pėrditė nė media nga tė gjithė agjentėt e FIFA-s. Por tashmė i dėgjojmė edhe pėr agjentėt shqiptarė. Sokol Haxhia realizoi transferimin e talentit Jahmir Hyka te Mainc nė Bundesliga 2 me njė shumė rekord; Rudi Vata transferoi me sukses sulmuesin e Partizanit, Enco Malindi te Slavia e Sofjes; Gėzim Manēe arriti tė zgjidhė mosmarrėveshjet me Dinamon pėr mesfushorin Igli Allmuēa; Alfred Bode ia doli tė gjejė gjuhėn e pėrbashkėt pėr mbrojtėsin Renato Arapi te Silkeborg nė Danimarkė.
Tregu i futbollistėve shqiptar po fillon tė funskionojė, dhe kjo pėrveē cilėsive tė futbollistėve, njė vlerė tė veēantė ka dhe puna e agjentėve shqiptarė tė FIFA-s.
Sokol Haxhia ėshtė njėri prej tyre, i cili gjatė kėsaj merkatoje vere ka realizuar gjashtė transferime, katėr transferime nė tregun ndėrkombėtar: Klodian Duro te Omonia Nikosia, Isli Hidi e Blerim Rrustemi te Alki Larnaka (qė tė tre nė Qipro) e Jahmir Hykėn te Mainc 05 (Bundesliga 2), njė shumė rekord prej 3.7 milionė eurosh pėr tre vjet. Ėshtė shuma mė e madhe qė ėshtė paguar pėr njė transferim tė njė lojtari shqiptar 20-vjeēar jashtė vendit, - tha pėr Albania-sport.com menaxheri Sokol Haxhia.
Menaxheri Sokol Haxhia (m), futbollisti Jahmir Hyka (q) dhe menaxheri Ardian Aliaj (d), gjate prezantimit te Hykes te Mainc 05 ne Gjermani
Nė fakt, pėr Hykėn kishte interesim tė fortė nga disa klube, kėshtu qė edhe unė si menaxher i tij i ofrova kėtė shumė Maincit pėr tė blerė kartonin e tij, - shton Haxhia, i cili kreu edhe transferimin e mesfushori tė kombėtares Klodian Duro te Omonia Nikosia e Qipros, njė skuadėr qė merr pjesė nė Kupėn UEFA.
Duro ėshtė ndėr lojtarėt mė tė mirė nė Shqipėri, dhe duke parė kualitetin e tij, Alki Larnaka mė kėrkoi edhe portierin Isli Hidi, mbrojtėsin Admir Teli e mė vonė mbrotjėsin Blerim Rrustemi, - thekson Haxhia, i cili ka ndjekur nė Itali pėrveē kurseve tė rregullta tė Koverēanos, por edhe pėr njė vit Universitetin e Bolonjės pėr marketimin e lojtarėve.
Ajo qė mė gėzon, ėshtė fakti se po fillon tė funksionojė edhe nė Shqipėri tregu i futbollistėve tė menaxhuar nga agjentėt e licencuar tė FIFA-s, - pohon Haxhia, i cili pasi realizoi transferimin e mbrojtėsit tė Kombėtares, Andi Lila nga Besa te Tirana, sė fundi nėnshkroi edhe njė kontratė dyvjeēare menaxhimi me sulmuesin e Tiranės, Migen Memelli, i cili mė parė ka luajtur me Bran Bergenin nė Norvegji dhe Gais nė Suedi.
Haxhia dhe Klodian Duro ne prezantimin e mesfushorit te Kombetares te Omonia Nikosia ne Qipro
Tashmė, lojtarėt e ndjejnė se tė pasurit njė menaxher do tė thotė se ndihen mė tė mbrojtur. Kontrata legale tė bashėkfirmosura nga klubi, lojtari e menaxheri i tij, tė depozituara nė Federatėn Shqiptare tė Futbollit dhe sipas standardeve tė FIFA-s. Futbollistėt tanė janė njėlloj tė mbrojtur si Mesi i Barcelonės apo Balak i Ēelsit nga problemet qė mund tė lindin gjatė rrugės, - shton njė ndėr 12 agjentėt shqiptarė tė FIFA-s.
Haxhia pranon se midis tyre nuk ekziston ndonjė garė, se kush transferon mė shumė lojtarė.
Puna jonė nuk matet detyrimisht me numrin e lojtarėve qė transferojmė, por me seriozitetin tonė. Nuk ėshtė njė profesion qė funksionon pėr njė vit apo dy, por pėr shumė kohė. Nė rast se do tė jesh i suksesshėm duhet tė kesh njohuritė jo vetėm tė mjaftueshme futbollistike, profesionale nė marketing, por tė krijosh edhe agjencinė tėnde e tė bashkėpunosh me tė tilla, - thotė Haxhia, i cili ka krijuar agjencinė e tij Sportx Management S.R.L Unipersonale, njė agjenci qė menaxhon tė drejtat e transferimit tė mė shumė se 20 lojtarėve, midis tyre edhe Erion Bogdanin, sulmuesin e njohur tė Kombėtares, tė cilin e ka nė bashkėpronėsi me Alesandro Moxhin, njeriu qė i ka hapur dyert e shumė prej agjencive mė tė mėdha europiane e botėrore.
Haxhia dhe portieri i Kombetares, Isli Hidi
Sportx Management S.R.L Unipersonale
1.Erion Bogdani (Kievo, Itali)
2.Klodian Duro (Omonia, Qipro)
3.Jahmir Hyka (Mainc 05, Gjermani)
4.Andi Lila (Tirana, Shqipėri)
5.Migen Memelli (Tirana, Shqipėri)
6.Gjergji Muzaka (Partizani, Shqipėri)
7.Isli Hidi (Alki, Qipro)
8.Blerim Rrustemi (Alki, Qipro)
9.Gilman Lika (Vllaznia, Shqipėri)
10.Elis Bakaj (Partizani, Shqipėri)
11.Admir Teli (Vllaznia, Shqipėri)
12.Amarildo Belisha (Vllaznia, Shqipėri)
13.Ermal Gega (Teuta, Shqipėri)
14.Alban Jusufi ()
15.Erando Karabeci (Partizani, Shqipėri)
16.Damian Gocaj (Sansovino, Itali)
17.Brian Filipi (Ravena, Itali)
18.Andi Corri (Milan U19, Itali)
19.Xhevit Kaloti (Shkumbini, Shqipėri)
20.Ervin Bulku (Krivbas, Ukrainė)
21.Panajot Kone (Greqi)