Si duket kjo fundjave ka qenė me fat pėr futbollistėt shqiptarė pasi pėrveē Skelės. Vatės e Bylykbashit edhe Debatik Curri ka shėnuar njė gol qė i ka vlejtur tre pikė skuadrės sė tij. Mbrojtėsi i kombėtares shqiptare ka shėnuar golin e fitores nė ndeshjen qė skuadra e tij Vorskla Poltava e ka fituar me rezultatin minimal 2-1 pėrballė Metalurg Zaporizhya. Deri nė minutat shtesė rezultati ka qenė I barabartė 1-1 pas golave tė shėnuar nga Sergey pėr vendasit dhe Kabanov pėr Metalurg, ndėrsa nė minutat shtesė Debatik Curri ka shėnuar golin e fitores, njė fitore qė do ti vlejė mjaft skuadrės sė tij nė luftėn pėr tė siguruar edhe pėr njė sezon tjetėr qėndrimin nė kategorinė e parė tė futbollit ukrainas. Pėr tė qenė edhe mė e bukur mbrėmja e treshes shqiptare qė aktivizohet te Vorskla, edhe asisti pėr golin e fitores ka ardhur nga shqiptari tjetėr, Armend Dallku. Pas golit tė shėnuar Curri ėshtė ndėshkuar edhe me karton tė verdhė pėr shkak tė heqjes sė fanellės. Debatik Curri e Armend Dallku janė aktivizuar si zakonisht gjatė gjithė ndeshjes, ndėrsa Ahmet Jonuzi ėshtė future nė fushė si titular pėr tu zėvendėsuar nė minutėn e 62-tė tė takimit.