
- Publikoje ne rrjetet sociale:
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-

Franc Veliu i Flamrtarit ėshtė shndėrruar si njė nga protagonsistėt e dy javėve tė kampionatit shqiptar; Jahmir Hyka njė magjistar i rrėmbyer nga Kombėtarja A, ėshtė njė fantazist; Elis Bakaj i Partizanit si gjithmonė mbetet njė futbollist plot grintė; Reinaldo Rama i ardhur nga Olimpiakos dha shėnja tė mira nė miqėsoren e Shpresave me Elbasanin. Te kėta futbollistė, do tė mbėshtetet edhe trajneri i Kombėtares U-21 Bushati. Kuqezinjtė e vegjėl do tė pėrballen sot me Kroacinė (ora 16:30) nė sfidėn e tretė pėr eliminatoret e Kampionatit Europian tė Shpresave, me shpresėn se stadiumi Ruzhdi Bizhuta i Elbasanit do tė ripėrsėrisė rezultatin pozitiv tė marrė ndaj Ishujve Faroe, kur pėrfaqėsuesja jonė U-21 fitoi 1-0, nga pika e 11-metėrshit tė realizuar nga sulmuesi i Partizant, Elis Bakaj. Paraditen e djeshme trajneri Bushati analizoi para futbollistėve pėrmes pamjeve video ndeshjet e kundėrshtarit, ndėrsa stėrvitjen e fundit e kreu nė fushėn sportive tė Peqinit. Kombėtares sonė do ti mungojė portieri i Palermos, Saimir Ujkani (i dėmtuar), ndėrsa vendi i titullarit do ti rikthehet edhe njėherė Koliqit tė Iraklisit, nė kampionatin grek. Shqipėria para dy javėsh humbi miqėsoren me Turqinė (0-2) nė Elbasan, por gjithsesi trajneri Bushati beson te njė rezultat pozitiv ndaj ekipit tė dytė mė tė fortė tė Grupit A, siē e cilėson tekniku shqiptar Kroacinė, qė ka marrė pikėt e plota nga ballafaqimet e saj me Ishujt Faroe (2-1) dhe Greqinė (3-2). Pas ndeshes me Kroacinė, Shqipėria U-21 do tė pėrballet nė Durrės, mė 11 shtator (ora 16:00) me Italinė, ndaj sė cilės ka humbur ndeshjen e parė me rezultatin e thellė 4-0.
Shqipėria U-21: Koliqi, Bishani, Arapi, Shoshi, Fagu, Guga, Arifaj, Veliu, Sefa, Progri, Bakaj, Lika, Tafili, Mile, Vila, Rama, Malindi, Sukaj, Hyka.
Kroacia U-21: Pletikosa, Runje, Galinovic, Corluka, Simic, Simunic, Knezevic, Drpic, Kovac, Srna, Modric, Babic, Da Silva, Olic, Balaban, Budan, Kranjcar.
GRUPI A
7 shtator
Itali-Ishujt Faroe 2-1
8 shtator
Shqipėri-Kroaci
Azerbajxhan-Greqi
11 shtator
Shqipėri-Itali
Ishujt Faroe-Greqi
Kroaci-Azerbajxhan
RENDITJA
Skuadrat N P
Kroacia 2 6
Italia 2 6
Grequa 2 3
Shqipėria 2 3
Azerbjaxhani 0 1
Ishujt Faroe 2 0
Burimi: Albania-sport.comE Shtune, 08 Shtator 2007