| Lajmet e fundit nga Rubrikat
|
|
Besart Berisha: Para ndeshjeve dėgjoj Tingullin 3 
- Publikoje ne rrjetet sociale:
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
   - Shqipėria ka njė lojtar tėrheqės. Ky ėshtė konkluzoni i mediave britanike pas ndeshjes Anglia B-Shqipėri (3-1), ku Besart Berisha shėnoi njė gol tė mrekullueshėm nė minutėn e 44, teksa mė parė nė tė 21 kishte goditur shtyllėn horizontale. Sulmuesi i Kombėtares edhe pse me njė karrierė tė pakėt futbollistike, bėrė emėr nė statistikat shqiptare tė futbollit. Ai ėshtė lojtari i dytė kuqezi qė shėnon kundėr Tre luanėve, pas Altin Rrakllit, ėshtė shqiptari i dytė qė shėnon fazėn grupeve nė Ligėn e Kampioneve pas beratasit Kliton Bozgo me Maribor, dhe ėshtė i shtati qė ka shėnuar emrin e tij nė librin e artė tė Ligės sė Kampionėve, pas Edvin Muratit( me ekipi francez Lile) Kliton Bozgos (Maribor), Bledar Kolės (AEK), Besnik Hasit (Anderleht), Lorik Canės (PSG) e Pėrparim Hetemajt (AEK). Albania-sport.com zhvilloi njė bisedė 360 gradėshe me biondin prishtinas, idhullin e ri tė tifozerisė kuqezi, ku ai rrėfeu gjithēka nga jeta e tij midis futbollit dhe jashtė tij.
Besart, shėnove njė gol shumė tė rėndėsishėm nė planin personal me Anglinė, video e tė cilit bėri xhiron e botės nė tė gjitha mediumet ndėrkombėtare?
- Nuk dua aspak ta fsheh faktin, qė ai gol mė bėri shumė tė lumtur. Goli nė Angli ka shumė rėndėsi pėr mua pasi dhe nė Gjermani kisha njė kohe shumė tė gjatė pa shėnuar. Pėrveē kėsaj jam shumė i kėnaqur edhe pėr lojėn qė zhvillova.
Goli i parė kuqezi nė pesė ndeshje me Kombėtaren, pas atyre me Holandėn, Maqedoninė, Slloveninė dhe Bullgarinė
- Nga ana tjetėr ky ishte edhe goli im i parė me Kombėtaren shqiptare dhe, dua tė them se ndihem pak mė lirshėm, pasi mė ēliroi dhe nga ankthi i shėnimit tė golit tė parė pėr Shqipėrinė. Godita dhe shtyllėn dhe tė kishte hyrė gol ajo goditje do tė ēmendeshin krejt anglezėt.
Nė stadium kishte dhe shumė menaxherė anglezė dhe tė huaj, madje nė media u fol pėr njė interesim tė disa klubeve angleze si Shefil Junaitid, Noruiē.
- Kjo ėshtė normale qė tė ndodhė pėr njė futbollist, sidomos kur bėn njė paraqitje tė mirė. Menaxheri im, Jansen pati disa telefonata nga Premiership dhe Championship, pėrkatėsisht Kategoria e Parė dhe e Dytė angleze, tė cilėt pėrveēse morėn informata pėr mua, u interesuan edhe pėr situatėn time me Hamburgun. Gjithsesi duhet njė farė kohe derisa tė realizohet ndonjė transferim i mundshėm. Interesante janė dhe ofertat nga Gjermania nė Bundesligė 1.
Le tė flasim pak pėr fillimet tuaja nė futboll. Kur e preku Berisha pėr herė topin?
- Unė kam lindur nė vitin 1985, mė 29 korrik. Nga Prishtina jam larguar nė moshėn 7-vjeēare kur prindėrit e mi u vendosėn nė vitin 1992 nė Berlin tė Gjermanisė. Futbolli pėr mua si pėr ēdo fėmijė tjetėr nisi nga rruga, dhe kur njė nga shokėt e mi tė fėmijėrisė sė atėhershme hyri njė ekip tė vogėl, atėherė dhe familja ime vendosi qė unė ta ndiqja atė pasi e dėshiroja dhe e lakmoja shumė futbollin.
Kush ishte i pari qė iu pikasi?
- Nė shkollė e ndieja qė kisha talent pasi godisja lehtėsisht me dyja kėmbėt. Ėndėrroja tė isha si Maradona, Van Basten, emra qė gjithmonė nė atė kohė i kisha shumė pėr zemėr. Fillova tė luaj me tė rinjtė nė radhėt e njė ekipi amator Berliner VB49, pėr tė vazhduar mė pas me SV Lichtenberg. Nė fakt nė Gjermani nėse je i talentuar dhe premtues gjithmonė gjendet dikush qė tė ndihmon.. Edhe pėr mua, ishte menaxheri berlinez Axel Kleinefinke, i cili edhe pse isha 18 vjeē mundėsoi kalimin tim te Ac Horsens duke bėrė emėr si sulmues. Mė pas me tė rinjtė e Hamburgut Kam luajtur si huazuar nė Danimarkė te Aalborg BK, pasi familja ime ende nuk e kishte siguruar lejėqendrimin nė Gjermani.
Me Hamburgun, ndėr mė tė njohurit nė Gjermani shėnove edhe njė gol nė Ligėn e Kampionėve kundėr CSKA sė Moskės
- Ai gol nė Champions League ishte shumė i rėndėsishėm pėr mua, pasi mė ngriti menjėherė nga zero nė 100%. Krejt emri u ndryshua, mė ndihmoi. Mė bėri shumė tė njohur nė Gjermani dhe nė Europė. Deri atėherė e kisha pasur shumė tė vėshtirė pasi nuk mė jepnin edhe hapėsirėn e duhur pėr tė luajtur. Me atė gol hyra jo vetėm nė lojėn e Hamburgut, por edhe me Shqipėrinė duke u bėrė njė lojtar ndėrkombėtar.
Kujt ia ke dedikuar golin
- Gola ia dedikoj gjithmonė familjes sime, pasi ajo ėshtė gjithēka pėr mua mė ka ndihmuar shumė. I dua shumė.
Sa ju ndihmoi futbolli nė Gjermani?
- Pėr mua futbolli ėshtė mė shumė se ai qė luhet nė fushė. Mua mė duhet tė ndihmoj dhe familjen time. Unė luaj pėr Hamburgun , por familja ime jeton nė Berlin. Ka pasur njė moment kur kemi diskutuar edhe nėse do tė vazhdonim tė rinim nė Gjermani apo jo. Ka ndodhur qe dhe nuk i kemi pasur mundėsitė financiare pėr tė ndėrruar vend. Unė e kam ndihmuar familjen time qysh nė moshėn 16-vjeēare, kur sigurova tė ardhurat e para nga futbolli. Gjithmonė mendoj pėr familjen time dhe do ta gjej patjetėr njė rrugė pėr ta ndihmuar.
Kush tė zbuloi pėr herė tė parė nga trajnerėt e ekipit Kombėtar shqiptar?
- Hans Petėr Briegeli u interesua pėr herė tė parė pėr ta pasur informata rreth meje, madje mė pa dhe njėherė, por ishte Oto Bariē ai qė bisedoi me mua nė Hamburg, ku dhe vendosa tė luaja pėr Shqipėrinė, pasi mė kishte kėrkuar tri herė trajneri i Shpresave tė Gjermanisė, Dieter Eilts. Atėherė nuk dija ēfarė tė bėja, por nė vendimin tim ndikoi dhe menaxheri im, Jansen, i cili mė ngrohu zemrėn pėr tė luajtur me Shqipėrinė. Tani jam 100% i Shqipėrisė dhe vetėmi saj.
Trajneri Bariē pas ndeshjes me Anglinė ju quajti njė lojtar superb, tė rėndėsishėm, e ardhmja e Kombėtares?
- Bariē ėshtė njė trajner me njė eksperiencė tė madhe dhe di tė dallojė njė futbollist, sidomos tė rinj me tė dhėna, siē ėshtė edhe Debatik Curri e Blerim Rrustemaj, qė jemi mė tė rinj nė Kombėtare. Bariē mė besoi duke me futur pak nga pak, dhe tani jam i kėnaqur qė ia kam shpėrblyer besimin. E falėnderoj shumė se mė ka besuar.
Pėrse dallohet Berisha si futbollist?
- Unė jam njė futbollist qė dallohem pėr pėrgatitje fizike dhe mundohem ta shfrytėzoj kėtė forcė, por dhe teknikė kam. Ajo qė bėra me Anglinė kur kalova dy lojtarė, ndodh jo shpesh.
Si e kalon kohėn nė Hamburg pas futbollit?
- Mua mė pėlqen jeta nė Hamburgu pasi ėshtė njė qytet shumė i mirė. Jetoj vetėm pasi familja ime ėshtė nė Berlin. Shėtis me qenin tim, Rokin. Kam dėshirė tė kqyr restorantet, shkoj nė kinema, mė pėlqen tė dal me makinė e tė dėgjoj muzikė.
Ke kohė pa vajtur nė Prishtinė?
- Kam vendosur qė pasi tė mbarojmė ndeshjet e Kombėtares me Luksemburgun tė shkoj nė Prishtinė, pėr tė qendruar dy-tri javė atje. Atje kam axhėn dhe njerzit e tjerė.
Tirana si tė ėshtė dukur
- Gjithmonė qė e kam parė mė ka pėlqyer, qėkurse erdha pėr herė tė parė pėr tė marrė pasaportėn. Mė pėlqyen kafet, Hotel Sheratoni. Por, dhe Durrėsi mė pėlqen shumė. Me gjuhėn kam pas probleme, pasi kam jetuar qysh 7 vjeēe.
Je i famshėm, ndonjė vajzė?
- Jam single, por dhe e dashura do tė vijė njė ditė. Duke e kėrkuar jam. Ishallah sa mė shpejt.
Tė pėlqejnė gjermanet apo shqiptaret
- Me atė qė do tė lidhem e dua shqiptare. Ndoshta mund ta gjej tani qė do tė shkoj nė Kosovė. E kam njė vajzė,por nuk ėshtė pėr tė treguar emrin nė gazetė.
Cili ėshtė mendimi pėr dashurinė i Berishės?
- Pėr mendimin tim ėshtė mirė qė njė futbollist tė ketė njė vajzė. Pasi futbollerėt bėjnė gabime shumė dhe ajo tė ndihmon edhe tė qetėsohet dhe kur kthehesh nė shtėpi
Si i shpenzon paratė Berisha?
- Tek mua paratė nuk qendrojnė kurrė as nė xhep e as nė kuletė, ndonjėherė nuk dalin. Jam prishės i madh i parave. Dal gjithmonė dyqaneve pėr tė blerė veshje dhe jam pak suchtig, si i thonė gjermanėt, tahmaqar. Mė pėlqejnė shumė veshjet e Diesel, Cavalli
Veshjet moderne apo shik?
- Mua mė pėlqejnė ato moderne, jam njė tip qė vishet fine, jo me kravatė por dua tė dukem mirė.
Makinat?
- Jam i ēmendur pas kerrave. I dua shumė. Tani kam njė Audi 4 kabrioliet. Kam ndėrruar nja dhjetė makina deri tani. Tė parėn e kam blerė para tre vjetėsh.
Cila ka qenė makina e parė?
- Audi 3, por kam pasur BMĖ e marka tė tjera gjermane.
Nė faqen tendė tė internetit ke dhe njė foto me njė qen race. Ėshtė tėndi?
- Jo. Ma ka dhėnė njė vajzė gjermane, qė mė ndihmon edhe faqen e internetit. Qeni quhet Roki, i pėlqen tė luajė futboll me mua.
Nga futbollistėt shqiptarė kush tė pėlqen?
- Stili i Lorik Canės mė pėlqen mė shumė. Ėshtė njė futbollist qė unė kam shumė respekt pasi ėshtė luftarak dhe luan njėlloj nė tė gjithė lojėn. Mė pėlqen si luan.
Nga tė huajt?
- Mė pėlqejnė Ronaldinjo i Barcelonės dhe Kristiano Ronaldo i Manēesterit. Janė teknikė tė hatashėm.
Besart, nėse nuk do tė ishe bėrė futbollist, ēfarė do tė doje tė bėheshe?
- Tė kisha pasur zė do tė bėhesha kėngėtar, por skam zė. Nuk guxoj tė kėndoj se me ndėgjon ndonjė dhe qesh.
Kė ke nga miqtė e tu mė tė mirė?
- Unė rri shpesh me Lorik Canėn, Debatik Currin dhe Armend Dallkun, pasi jemi nga Prishtina, pėrveē Lorikut, i cili ėshtė nga Gjakova.
Cila ėshtė ėndrra e Berishės?
- Kam dėshirė tė shkoj tė luaj nė Brazil nė futbollin nė rėrė. Kjo ėshtė dhe ėndrra ime. Dua tu tregoj atyre se jo vetėm janė teknikė nė rėrė, por ka dhe shqiptarė qė e zotėrojnė atė.
Ēfarė muzike dėgjon, pasi nuk i heq kufjet nga veshi sa herė qė ke ardhur nė Shqipėri.
- Muzika ėshtė shqip, anglisht. Mė pėlqen shumė Tingulli 3, Nora Istrefi, Eliza Hoxha.
A je takuar me ndonjė kėngėtar kosovar?
- Me asnjė, por do tė kisha qejf, tė takoja dikė. Por. Le tia lemė kohės. Tani qė jam nė Kombėtare ma ka qejfi tė dėgjoj ndonjė kėngė tė Nora Istrefit. Zanfina Ismaili kėndon mirė dhe ėshė vajzė e kėndshme, ndėrsa Adelina Ismaili ka sjellė njė rrymė tė re nė muzikėn kosovare.
Pėrse tė pėlqen Tingulli 3?
- Kanė stilin e kėngėve tė tillė qė mė pėlqen. I dėgjoj gjithmonė pėrpara lojės.
Intervistoi: Dash Frashėri Burimi: Albania-sport.comE Shtune, 09 Qershor 2007
|
|
|
|