Shenon futbollisti shqiptar i cili provohet tek Ergotelis
Publikoje ne rrjetet sociale:
Nga Kastriot Gjini - Ne miqesoren e djeshme te zhvilluar nga skuadra e Ergotelisit te Kretes (skuadra e Haxhit), eshte aktivizuar dhe nje lojtar i ri shqipetar. Futbollisti shqiptar po provohet ditet e fundit nga skuadra ishullore madje dhe ka shenuar ne miqesoren e djeshme duke lene pershtypje te mira tek trajneri i skuadres, Karageorgiou. Nuk behet i ditur emri i ketij futbollisti, madje as nga websiti zyrtar i Ergotelis. Goli i futbollistit shqiptar ishte nje nga 6 golat e shenuar nga skuadra e Ergotelisit, ne kete ndeshje qe mbaroi 6:0. Altin Haxhi nuk u aktivizua pasi vazhdon kurimin e muskujve te barkut.