Nga Arben Shemili ASA (Albania Sport Agency)- Javėt e fundit mbi disa vitrina nepėr rrugėt e Marsejės sė zhurmshme dhe tė kryeqytetit botėror tė modės, Parisit, ėshtė shfaqur me njė look krejtėsisht tjetėr nga ai i futbollistit, shqiptari Lorik Cana. Mesfushori i Olimpikut tė Marsejės pozon pėr markės sė njohur belge tė veshjeve Bikkembergs, qė njihet pėr vlerat dhe kualitetin e produkteve tė saj. Pak i ambientuar tė jetė nė qėndėr tė vėmendjes jashtė futbollit, zgjedhja e kėtij lojtari pak tė mediatizuar mė parė mund tė na ēudisė, pėr mė tepėr kur nė fushatat e mėparshme tė publicitetit pėr Bikkembergs, lojtarėt e pėrzgjedhur quheshin Fabrizio Ravanelli apo Ludovik Zhyli. Lorik Cana bėhet kėshtu lojtari i parė i Ligės 1 franceze qė shėrben si manekin. Lind pyetja: Ēfarė kriteresh shtynė Bikkembergs-in tė fokusohet mbi ndėrkombėtarin shqiptar?
Nga zyra e Bikkembergs-it, pėrgjigjja vjen e menjėhershme. Ne propozojmė tre linja veshjesh dhe pėr secilėn nga ato, ne kemi njė gril-seleksion shumė tė detajuar, thekson Rodrigo Urbano, rekrutuesi i ambasadorėve tė markės. Yjet e njohur qė i afrohen apo sapo kanė kaluar tė tridhjetat, fotografohen pėr linjėn tonė shik, - shton ai. Zhyli ėshtė aktualisht ai qė mban flamurin. Pėr koleksionin tonė tė dytė, pak mė shumė aksesibėl, ne kemi zgjedhur njė lojtar pėr ēdo vend qė prezanton njė kompromis tė mirė ndėrmjet look-ut tė tij, imazhit tė tij dhe performancave sportive. Nė Itali, Marco Andreolli fotografohet pėr ne dhe pėr kompaninė tonė tė pare nė Francė, Lorik Cana i korrespondonte tė gjitha kritereve.
Marre nga France football, 10-04-2007