| Lajmet e fundit nga Rubrikat
|
|
Shqipėria sot nė orėn 18.00 kundėr Bjellorusisė 
- Publikoje ne rrjetet sociale:
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
 Dita e shumepritur per startin e perballjeve te kombetares sone te basketbollit te meshkujve, ne kuadrin e ndeshjeve te turit te pare te eliminatoreve per kampionatin europian 2007, ka arritur. Pikerisht sot, ne oren 18:00, ne parketin e pallatit te sportit Ramazan Njala te qytetit te Durresit, kuqezinjte do te luftojne kunder kundershtareve bjelloruse.
A do te kete fitore dyshe, futboll basketboll?
Ne fakt, me bjelloruset ne basketboll jemi ndeshur edhe ne eliminatoret europiane te vitit 2004, kur nuk kemi mundur dot te merrnin asnje fitore, si ne ndeshjen e zhvilluar ne Tirane edhe ne tjetren ne Bjellorusi. Megjithate, komuniteti i basketbollit dhe gjithe shqiptaret sot jane te perqendruar ne dy evenimente sportive. Se pari, per nga rendesia eshte ndeshja nderkombetare e futbollit Shqiperi Rumani, e cila do te zhvillohet ne stadiumin kombetar Qemal Stafa ne oren 20:00, ndersa e dyta eshte ndeshja tjeter nderkombetare, ajo e basketbollit, Shqiperi Bjellorusi, qe do te zhvillohet ne oren 18:00 ne pallatin e sportit t- qytetit te Durresit. Por, ne fakt, deshira e te gjitheve shqiptareve eshte qe si ne ndeshjen e futbollit, edhe ne ate te basketbollit kuqezinjte te dalin nga tapeti i gjelber dhe parketi me fitore. E per te arritur kete objektiv si ne Qemal Stafa edhe ne Ramazan Njala, djemve tane u duhet te djersijne jashte mase. Ndoshta fati eshte me ta dhe arrijne te ne japin caste te bukura per te perjetuar emocionet qe te kapin kur arrihen fitore. Shpresojme te ndodhe me e mira.
Bjelloruset mberrijne para kohe
Kundershtaret e eliminatoreve te eurobasketit, ndersa priteshin te mberrinin ne Shqiperi dje pasdite, kane zbritur ne Rinas qysh ne oret e vona te nates se te henes. Dhe me pas jane akomoduar ne mjediset e hotel Leonardo te qytetit te Durresit. Dje, nen drejtimin e trajnerit Aleksander Borisov, lojtaret e ekipit bjellorus kane zhvilluar edhe dy seanca stervitore ne sallen e pallatit te sportit te qytetit bregdetar. Nje te tille ata e kane planifikuar per ta zhvilluar edhe ne sot paradite, per te zbritur ne oren 18:00 ne parket per takimin zyrtar.
Ndaj holandezeve, me humbje
Nderkohe qe perfaqesuesja jone kuqezi e basketbollit te meshkujve do te zhvilloje sot takimin e pare te ketyre eliminatoreve, kundershtaret tane e kane ndeshjen e dyte. Per takimin e pare, diten e diel, me 3 shtator, ata kane pritur ne shtepine e tyre holandezet, prej te cileve kane pesuar nje humbje me diferencen e 13 pikeve, 61-74. Edhe ekipet e tjera te grupit B kane zhvilluar nga nje takim. Sllovaket, diten e shtune, me daten 2 shtator kane marre fitore ndaj britanikeve. Pra, keshtu bjelloruset, pasi kane pesuar humbje ne ndeshjen e pare, ndaj nesh pritet te luftojne per te marre patjeter fitore.
Tanet, grusht bashkuar, me ne fund
Lojtaret tane ne keto eliminatore duket se nuk kane qene si ne ato te meparshmet. Qe nga dita e pare e grumbullimit, me daten 7 gusht 2006, per fat te keq, jo gjithcka eci normalisht. Stafi teknik u caktua ne menyre urgjente e lojtaret u grumbulluan nje nga nje pasi, disa ishin me pushime e disa te tjere te angazhuar n _primtari te tjera josportive. Per me teper qe, qysh nga perfundimi i kampionatit kombetar dhe ndeshjet e promocionit, lojtaret e kombetares ishin krejtesisht pa stervitje. E termetet njeri pas tjetrit pasuan me bojkotin e pare 24 oresh dhe te dyte disaditor, per te plotesuar kerkesat financiare te mbartura prej promocionit dhe ato te reja per fazen e grumbullimit. Por, nuk u mbyll gjithcka me kaq. U planifikuan per tu zhvilluar tre takime miqesore nderkombetare dhe me shume veshtiresi u realizua nje. Nga ana tjeter, ndersa priteshin te vinin te kater lojtaret kosovare, ne fakt me kombetaren tone jane bashkuar vetem dy prej tyre, gjate zhvillimit te ndeshjes miqesore ne Tivar te Malit te Zi.
Konsulenti, trajneri dhe lojtaret, optimiste
Megjithate, duke i pare ne total te gjitha kushtet e mesiperme dhe atmosferen aktuale, stafi teknik dhe lojtaret e kombetares sone shprehen se do te japin maksimumin e mundesive te tyre per te marre nje rezultat sa me pozitiv. Ndeshja qe zhvilluam ne Tivar, u shpreh konsulenti Bujar Shehu dhe trajneri i kuqezinjve te koshit Arben Fagu, pavaresisht nga rezultati, pati shume vlera. Ne arritem te testonim realisht mundesite dhe kapacitetet e te gjithe lojtareve qe kemi ne dispozicion. Gjate tri periodave te para te asaj ndeshjeje djemte luajten mire dhe i zbatuan me korrektesi detyrat e ngarkuara nga ana jone. Sigurisht, faktoret e tjere, te cilet i kemi theksuar edhe me pare, si: grumbullimi me vonese, mungesa e lojtareve, zhvillimi vetem i nje miqesoreje etj dhane efektet e pritshme. Megjithate, ditet pas kthimit nga Mali i Zi i kemi shfrytezuar per te korrigjuar te metat dhe dobesite qe u konstatuan gjate ndeshjes miqesore. Sipas trajnerit Fagu, takimin tanet mund ta nisin me: Karajn, Bilalin, Shimen, Kasmin dhe Garon.
Petrit Malushi
-----------
Shqiperia
Lojtaret Shtatlartesia/m
Sokol Kasmi 1.98
Saimir Saptaovic 1.73
Gerti Shima 2.05
Edmond Azemi 2.01
Afrim Bilali 1.95
Erkand Karaj 1.88
Dritan Mema 2.02
Florian Myftari 2.04
Vildan Mitku 1.95
Andrea Gjinaj 2.08
Endrit Hysenagolli 2.03
Renaldo Kacori 2.02
Arjonel Lame 2.00
Erin Hasani 2.06
Ardian Domi 1.96
Orion Garo 2.07
Dejvis Begaj 1.97
Franko Bushati 1.88
Alfred Byberi 2.05
Bruno Daliu 2.00
Ermal Kapedani 2.04
Arvin Kotrri 2.03
Klaudio Ndoja 1.98
Real Vorfa 1.98
Trajner: Arben Fagu
------------------------
Bjellorusia
Lojtaret Shtatlartesia/m
Dzmitry Akulich 1.87
Mikalai Aliakseyeu 2.12
Uladzimir Charko 2.00
Heorhi Kandrusevich 1.96
Aleh Kojenets 2.07
Dzianis Korshuk 2.02
Alexander Koul 2.13
Andrei Krivonos 1.92
Arseni Kuchinsky 2.02
Aliaksandr Kudrautsau 1.90
Dzmitry Kuzmin 1.96
Yahor Meshcharakou 2.08
Dzmitry Paliashchuk 1.96
Artsiom Parakhouski 2.07
Aliaksandr Pustahvar 2.00
Aliaksei Pyntsikau 1.90
Pavel Ulyanko 2.04
Uladzimir Verameyenka 2.08
Dzmitry Zaitsau 1.94
Alexander Zyskunov 2.09
Trajner: Aleksander Borisov
----------------------------
Sllovakia
Lojtaret Shtatlartesia/m
Jozef Bucak 2.07
David Demecko 1.88
Anton Gavel 1.89
Juraj Gavlįk 1.85
Vladimķr Hovanįk 1.93
Marek Jurķk 1.90
Branislav Laco 2.00
Pete Lisicky 1.93
Igor Majoros 2.00
Martin Micka 1.80
Richard Misinsky 1.86
Daniel Novįk 2.01
Michal Opatovsk 2.08
Peter Praznovsky 2.05
Martin Rancik 2.04
Radoslav Rancik 2.05
Viliam Ridzon 1.93
Justin Sedlak 2.06
Ondrej Soska 2.08
Marek Stec 1.95
Stefan Svitek 2.03
Gabriel Szalay 2.15
David Toya 2.00
Eduard Znanec 2.05
Trajner: Peter Valo
---------------------------------
Britania e Madhe
Lojtaret Shtatlartesia/m
Andrew Betts 2.17
Eric Boateng 2.08
Andrew Bridge 1.93
Joel Freeland 2.08
Steven Hansell 1.88
Christopher Haslam 2.02
Roger Huggins 2.00
Tarick Ajai Johnson
Julius Joseph 1.95
Perry Lawson 1.92
Richard Midgley 1.86
Robert Reed
Nathan Reinking
Christopher Sander 2.05
Andrew Sullivan 2.03
Yorick Williams 1.92
Trajner: Chris Finch
-------------------------------------
Holanda
Lojtaret Shtatlartesia/m
Marcel Aarts 2.04
Kees Akerboom 1.99
Zoilo De Paula 1.95
Angelo Flanders 2.02
Sydmil Harris 1.95
Raoul Heinen 1.96
Terrance Herbert 2.03
Patrick Hilliman 2.06
Rogier Jansen 1.85
Chip Jones 1.98
Vincent Krieger 1.86
Niels Meijer 2.02
Henk Norel 2.10
Jeremy Ormskerk 1.90
Jouke Pots 1.85
Terry Sas 1.98
Arvin Slagter 1.91
Robin Smeulders 1.90
Junie Steenvorde 1.92
Sander Van der Holst 1.95
Peter van Paassen 2.09
Stefan Wessels 2.04
Trajner: Marco van den Berg
Burimi: Albania-sport.comE Merkure, 06 Shtator 2006
|
|
|
|