
- Publikoje ne rrjetet sociale:
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-

Ervin Skela mund tė luajė sezonin e ardhshėm nė Turqi. Bursaspor kėrkojnė Ervin Skelėn. Duket gati e pabesueshme, por nė Turqi ka marrė ngjyra zyrtare. Lajmi jepet nga gazeta lokale Bursa hakimijet, qė citon burime brenda klubit turk. Sipas asaj qė raportojnė media turke, ish-lojtari i Energi Kotbusit tė rėnė nė Bundesligėn 2, ėshtė kėrkuar zyrtarisht nga drejtuesit e klubit Bursaspor nė Turqi. Drejtori teknik i kėsaj skuadre, Ertugrul Saglam, ka nisur tratativat me menaxherin e futbollistit shqiptare dhe shpreson qė tė mbyllė sa mė shpejt dhe me sukses kėtė operacion merkatoje para pėrfundimit tė muajit qershor. Nuk bėhen tė dituar detajet tė ofertės turke, por mesa duket i kanė bėrė njė ofertė financiare mjaft tė mirė fantazistit tė kombėtares shqiptare. Bursaspori e mbylli sezonin e fundit nė vendin e 6-tė nė kuotėn e 56 pikėve. Por turqit nuk janė tė vetmit, interesohet pėr Skelėn, pasi fantazisti ėshtė nė qendėr tė vėmendjes sė 10 klubeve tė tjera, duke filluar nga Bundesliga 1 gjermane (Mainc, Borusia Mynshengladbah), Bundesliga 2 (Tuz Kolbenc), Seria a italiane (Kaljari), Seria B (Torino) dhe kampionati grek i futbollit (Olimpikasi dhe AEK-u i Athinės).
BOGDANI
Bari, skuadra italiane e porsangjitur nė Serinė A me verdiktin e kampiones tė Serisė B, vazhdon tė shprehė njė interesim tė fortė pėr sulmuesin shqiptar Erjon Bogdani. Er-Bomber kaloi njė sezon jo fort tė shkėlqyer me Kievon gjatė kampionatit tė kaluar, pavarėsisht se ish-sulmuesi i Livornos dha njė kontribut jo tė pakėt nė mbijetesėn e verdheblutė veronezė midis mė tė mirave tė kampionatit prestigjioz italian. Lajmi jepet nga gazeta apenine Leggo. Sipas saj, drejtori sportiv Xhorxhio Perineti, ėshtė duke monitoruar situatėn, teksa Bogdani do tė shėrbejė nė vijėn e parė si pėrforcim i tė konfirmuarėve Kutozov, Bareto e Mexhiorini. Gjithsesi, nė vėzhgim pėr repartin ofensiv, pėrveē Bogut janė dhe Zalejeta e Makarone. Bogdani gjatė karrierės sė tij ka luajtur me Rexhinėn, Sienėn (Seria A), por dhe me Veronėn e Salernitanėn (Seria B).
DURO
Klodian Duro, njė hap larg AEL Limasolit. Janė mediat qipriote, tė cilat iu bien sirenave pėr njė transferim tė mesfushorit tė Kombėtares shqiptare te ky klub. Sipas burimeve futbollisti para se tė shkojė nė Montekarlo pėr tė bėrė muajin e mjaltit ka ndalur nė Athinė ku sipas informacioneve duket se ka mbyllur gjithēka me qipriotit e AEL Limasolit. Dy klubet, Omonia Nikosia (Duro ėshtė ende nėn kontratė) dhe AEL Limasolo, kanė gjetur gjuhėn e pėrbashkėt gjuhėn e pėrbashkėt pėrsa i pėrket kartonit tė futbollistit por ēka ėshtė mė e rėndėsishme Duro ka pranuar parimisht ofertėn financiare tė bėrė nga drejtuesit e Limasol.
UJKANI
E ardhmja e portierit tė ri tė Kombėtares shqiptare, Samir Ujkani, mund tė jetė nė Serinė B. Lajmi jepet nga gazeta siēialiane La Siēilia. Presidenti i Palermos (Seria A), Mauro Zamparini dhe drejtori sportiv i rozezi, Valter Sabatini, kanė shprehur dėshirėn qė kosovari tė fitojė eksperiencė nė njė skuadėr tė nivelit tė B, pasi si ndihmės i Amelias pėr sezonin e ardhshėm do tė jetė Federiko Aljiardi, i cili rikthehet pas huazimit, por dhe pas njė eksperience jo tė mirė me Riminin.
MERKATO
STANDARD- CURRI
Klubi belg, Standard Liezh, ėshtė dukur kėrkuar njė zėvendėsues tė mbrojtėsit Onyevu, dhe nė listė pėrfshihet midis tė tjerėve edhe Debatik Curri, kosovari qė luan me Vorsklėn nė Ukrainė.
Pengesat kryesore tė futbollistit tė Kombėtares shqiptare janė tre: Andrade (Dinamo Bukuresht), Tiago (Guimaraesh) dhe Cerdan (Le Mans). Nė Belgjikė ndihmėstrajner te Anderlehti ėshtė Besnik Hasi.
VATA-BILIĒ
Agjenti shqiptar i FIFA-s, Rudi Vata, ėshtė duke trajtuar njė transferim tė mundshėm tė trajnerit kroat, Slaven Biliē, te Portsmuthi nė Angli. Biliē, njė ish-lojtar i Uest Hemit ėshtė aktualisht trajneri i Kombėtares kroate. Slaven ėshtė i hapur pėr Portsmuthin. Ai gjithashtu interesohet pėr Totenhemin, - citohet Vata nga gazeta britanike Daily Star.
Burimi: Albania-sport.comE Hene, 15 Qershor 2009