HotelsChecking.com World largest hotel comparison
Edialtour Agjensi:  Ofron Hotele, Bileta Avioni, Paketa Turistike, Ture

Pano, katër golat me Kombëtaren

Legjenda Pano ka shenuar kunder Danimarkes, Rumanise, Turqise e Kines

  • 0 komente


(ALBANIA SPORT) - Goli i parë në eliminatoret e një Kampionati Europian i përket legjendës Panajot Pano (atëherë 24 vjeç), kur shenoi kunder Danimarkes (1-0) vetëm tre minuta nga fillimi i takimit, i cili vulosi edhe fitoren e parë të Shqipërisë në Europë. Në 24 ndeshje me fanellën kuqezezë, Pano shënoi 4 gola, që tani i përkasin kujtesës historike dhe statistikore të futbollit tonë.

Dyzet e pesë vjet më parë, më 29 qershor 1963 në Kopenhagen nisi edhe aventura e Shqipërisë në Kampionatet Europiane, atë Euro 1964, finalet e të cilit u zhvilluan në Spanjë, dhe u fituan po nga toreadorët.

Në fakt, shorti i eliminatoreve të Euro 1964, e vuri Shqipërinë përballë Greqisë, por fqinjët tanë refuzuan të luanin kundër nesh, duke vendosur si pretekst “Ligjin e luftës”, që ekzistonte asokohe midis dy vendeve.

Me një “kualifikim” të dhuruar, kombëtarja jonë u vu përballë Danimarkës në Kopenhagen, njëherësh edhe ndeshja e parë e luajtur në fushë në Kampionatin Europian.

Humbje shokuese 4-0, më 29 qershor 1963, ku goli i parë i danezëve si për “tersllëk” u realizua nga pika e bardhë nga ana e Jens Petersenit (16’). Madsen (35’), Klauzen (40’) dhe Enoksen (49’) mbyllën hesapet me portierin Sulejman Maliqati dhe skuadrën e trajnerit Loro Boriçi në aventurën e parë.

Katër muaj më pas, më 30 tetor 1963, Shqipëria u paraqit në “Qemal Stafa” me Zyber Konçin në bankinë dhe Shefqet Topin në portë. Entuziazmi i jashtëzakonshëm në një stadium tërësisht të shitur prodhoi edhe golin e parë historik të Shqipërisë në Europë. Dhe i ai përket Panajot Panos.

Katër golat e Panos

Goli i parë
Shqipëri-Danimarkë 1-0
I pari është kundër Danimarkës, më 30 tetor 1963, që përkon edhe me golin e 25-të historik të përfaqësueses sonë. Pano ishte vetëm 24 vjeç.

Goli i dytë
Shqipëri-Rumani 1-2
Golin e dytë sulmuesi i Partizanit e shënoi kundër Rumanisë, në humbjen 1-2 në “Qemal Stafa”, më 25 maj të vitit 1971, takim i vlefshëm për kualifikueset e Lojërave Olimpike.

Goli i tretë
Shqipëri-Kinë 3-0
I treti ka aromë të veçantë, pasi u shënua në fitoren 3-0 të Shqipërisë kundër Turqisë, më 14 nëntor 1971, takim i vlefshëm për eliminatoret e Kampionatit Europian, ku dy gola në atë ndeshje mbajnë firmën e dinamovitit Ilir Përnaska.

Goli i katërt
Kinë-Shqipëri 1-1
Goli i katërt i Panajotit, atëherë 34 vjeç, u shënua në miqësoren kundër Kinës në Pekin, më 7 nëntor të vitit 1973.





  • Lini komentin tuaj
Kontakt Albania Sport Marketing Albania Sport
Donation

Vendos adresen email:

Abonohuni këtu nëpërmjet emailit tuaj për të lexuar lajmet kryesore të ditës.