HotelsChecking.com World largest hotel comparison
Edialtour Agjensi:  Ofron Hotele, Bileta Avioni, Paketa Turistike, Ture

De Biazi: Sot, kryefjala eshte fitorja

Trajneri i Shqipërisë flet para ndeshjes me Qipron (20:30): “Pretendoj shumë nga lojtarët e mi”.

  • 0 komente
De Biazi: Sot, kryefjala eshte fitorja





Për të ditur më shumë

Dash FRASHËRI - Trajneri i Kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi, do të debutojë sot zyrtarisht, kur Shqipëria të përballet me Qipron, për eliminatoret e Kampionatit Botëror “Brazil 2014” (“Qemal Stafa, 20:30).

Ne konferencën e tij për shtyp, italiani i dytë në stolin e Shqipërisë, ruajti stilin e tij diplomatik, duke bërë më shumë filozofin, sesa trajnerin, aq sa dhe formacionin nuk guxoi ta deklaronte, gjë që paraardhësi i tij, kroati Josip Kuzhe, e bënte me lehtësinë më të natyrshme.

“Formacionin titullar e kam në kokë, - tha De Biazi. - Ndoshta ju do të nxirrni formacionin tuaj, por unë vetë jam i bindur që kush del në fushë del për shkak të shumë detajeve, jo thjesht nga gatishmëria teknike e taktike. Jam i bindur që ata që kam thirrur për këto dy ndeshje mund të luajnë të gjithë. Duhet të them se kam vështirësi të mëdha zgjedhjeje sepse kam përball meje lojtarë shumë të mirë e të inmpenjuar me dëshirë për të luajtur e që na ndjekin me një përkushtim të admirueshëm”.

De Biazi e nisi me një përmbledhje të situatës: “Punojmë prej tetë muajsh me federatën, jemi përpjekur të bëjmë punë të mirë me lojtarë me përvojë dhe lojtarë të rinj, të cilët, sipas meje mund të japin rezultat, për të tashmen por edhe për të ardhmen. pretendoj shumë nga lojtarët e mi.

"Një nga detajet që i kushtoj më tepër rëndësi është se për të krijuar skuadër më parë dueht krijuar një grup lojtarësh që mendojmë më tepër ne se unë. Pastaj meqë skuadra nis nga individi, sigurisht që i kushtoj shumë rëndësi lojtarit. Nëse e kuptojmë që edhe detajet më të vegjël mund të bëjnë diferencën, atëherë jemi në rrugë të mbarë. Besoj se për rezultate pozitive duhet punuar shumë nga pikëpamja tekniko taktike”.

De Biazi tha se, e njeh mjaftueshëm kundërshtarin e parë: “Nëse e njeh kundërshtarin, atëherë e di se si ta mundësh. E kemi studiuar me Bullgarinë, Serbinë. Qipro skuadër e bezdisshme, shumë e vështirë për t’u mundur dhe duhet të punojmë shumë për të arritur rezultat pozitiv”.

Në lidhje me faktin, se do të luajë me një apo dy sulmues, De Biazi tha: “Do të luaj me ata që janë më të përshtatshëm për të vënë në vështirësi Qipron. Ne kemi lojtarë të mirë, shpresojmë ë bashku të arrijnë të nxjerrin një lojë që mund të vërë në vështirësi Qipron”.

Lorik Cana

Kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana, tha: “Sigurisht që një fillim i mbarë është shumë i rëndësishëm për ne. Detyra jonë është të arrijmë rezultate sa më të mira, për të përfaqësuar denjësisht vendin. Nuk mund të fluturojmë dhe të themi se do ta mbyllim të parët në grup. Qëllimi ynë është të fitojmë sa më shumë ndeshje dhe pse jo të kualifikohemi, por para së gjithash duhet të jemi me këmbë në tokë për mundësitë që kemi”.

Cana shtoi” Jemi në një grup më të ekuilibruar se në të kaluarën. Luajmë ndaj ekipeve, të cilat kanë thuajse një nivel me ne, ndërkohë që nga vazo 1 dhe 2 kemi kapur kundërshtarët më të mirë të mundshëm. Sigurisht, disa nga skuadrat që kemi në grup, duhet ta pranojmë se janë më lart se në në kualitet dhe në rezultate. Kjo nuk na bën neve që të jemi favoritë apo ndoshta surpriza e grupit. Gjithsesi, kjo nuk do të thotë se Kombëtarja jonë nuk është ambicioze për të arritur më të mirën.

"Kombëtarja e ka pasur grupin më të fortë 10 vite më parë, kur unë kam qenë në hapat e para të mijat me fanellën kuqezi. Më vjen keq, pasi në atë periudhë mund të kishim arritur edhe më shumë. Në kohën kur trajner ka qenë Brigel, cilësia e lojtarëve ishte e madhe. Megjithatë, jam shumë i sigurt se në vitet e ardhshme Kombëtarja do të jetë shumë më e fortë, duke e krahasuar me dy dekadat e fundit.

"Momentalisht në ekip kemi të rinj, por edhe lojtarë që kanë arritur një farë pjekurie. Është momenti që ky grup të shpërthejë dhe unë jam optimist se do t’ia dalim”. Cana ripërsëriti mbështetjen e tij për lojtarët e rinj që vijnë në ekipin Kombëtar. “Besoj se Meha dhe Kukeli do të jenë lojtarë shumë të rëndësishëm për ne. Gjithsesi, këtë do ta tregojë koha. Personalisht mundohem t’i ndihmoj për çdo gjë. Për një lojtar nëse ndihet mirë psikologjikisht dhe moralisht, e ka më të lehtë në fushë”.




Kombetarja shqiptare nder vite

Slide 1
Slide 1
Slide 1
Slide 1
Slide 1

Kalendari i eliminatoreve Brazil 2014

Shqiperi-Qipro

07.09.2012

Zvicer-Shqiperi

11.09.2012

Shqiperi-Islande

12.10.2012

Shqiperi-Sloveni

16.10.2012

Norvegji-Shqiperi

22.03.2013

Shqiperi-Norvegji

07.06.2013

Slloveni-Shqiperi

06.09.2013

Islande-Shqiperi

10.09.2013

Shqiperi-Zvicer

11.10.2013

Qipro-Shqiperi

15.10.2013

  • Lini komentin tuaj
Kontakt Albania Sport Marketing Albania Sport
Donation

Vendos adresen email:

Abonohuni këtu nëpërmjet emailit tuaj për të lexuar lajmet kryesore të ditës.