HotelsChecking.com World largest hotel comparison
Edialtour Agjensi:  Ofron Hotele, Bileta Avioni, Paketa Turistike, Ture

U-21, Moldavia mund 2-1 Shqiperine

Portieri Stiv Frasheri pret dy penallti. Elvis Prenci shenon me koke golin e nderit

  • 0 komente
U-21, Moldavia mund 2-1 Shqiperine



Shqipëria U-21 u mposht 2-1 nga Moldavia, në Tiraspol, në ndeshjen e fundit kualifikuese të Euro 2013, por portieri Stiv Frashëri priti dy penallti.

Moldavët fituan një penallti në minutën e 8-të, por Frashëri grushtoi penalltinë  e gjuajtur nga Artiom Haceaturov, por ky i fundit shënoi në tentativën e dytë.

Portieri i Bylisit “kopjoi” Samir Ujkanin e Kombëtares së madhe, kur sërish priti në minutën e 15-të gjuajtjen Radu Ginsarit.

Petro Leuka dyfishoi shifrat për Moldavinë në minutën e 87-të, ndërkohë që Elvis Prençi shënoi me kokë golin e nderit në të 92’.

Kjo ishte ndeshja e fundit e Shpresave të Skënder Gegës, për eliminatoret e Europianit të kësaj moshe.

Në tetë ndeshje, Kombëtarja U-21 koleksionoi 1 fitore, 2 barazime dhe pesë humbje.





  • Lini komentin tuaj
Kontakt Albania Sport Marketing Albania Sport
Donation

Vendos adresen email:

Abonohuni këtu nëpërmjet emailit tuaj për të lexuar lajmet kryesore të ditës.