HotelsChecking.com World largest hotel comparison
Edialtour Agjensi:  Ofron Hotele, Bileta Avioni, Paketa Turistike, Ture

Luftëtari, një ndeshje pa shikues

Edhe Ada dhe Butrinti do te luajne nga nje takim pa spektatore

  • 0 komente
Luftëtari, një ndeshje pa shikues



Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit vendosi të ndëshkojë Luftëtarin, më një ndeshje pa shikues në stadiumin e tij (në bazë të nenit 66.3/a të Kodit të Drejtësisë Sportive), pikërisht atë kundër Tiranës (java e 4-t), për shkak të hedhjes së mjeteve ndezëse në fushwn e lojës, gjatë takimit Luftëtari-Teuta, të përfunduar me rezultatin 4-1, që solli edhe shkarkimin e trajnerit të ekipit durrsak, Hasan Lika. 

Klubi i Luftëtarit mori edhe një ndëshkim tjetër, pasi zëvendëstrajneri Neritan Novi u pezullua për tetë ndeshje nga aktiviteti për sjellje jo sportive ndaj zyrtarëve të takimit në fjalë, si dhe u dënua më 500 mijë lekë gjobë. Pas ndeshjeve të javës së parë, Tomori u ndëshkua me katër ndeshje pa shikues, ndërsa Vllaznia me një. 

Dënimet e Disiplinës u shtrinë edhe në Kategorinë e Parë: Butrinti do te zhvillojë një ndeshje pa shikues, për hedhje të sendeve të forta, ndërkohë që të njëjtin dënim do të vuajë edhe Ada, për futje të personave të paautorizuar në ndeshjen e humbur ndaj Partizanit. 


Dy zyrtarë të Adës, presidenti Lazër Matija dhe Alfred Pjetri, për sjellje jo sportive dhe kërcënim ndaj zyrtarëve të ndeshjes, u dënuan me nga dhjetë ndeshje pezullim, si dhe me nga 500 mijë lekë gjobë. 


Zyrtari i Pogradecit, Anest Lito, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes u pezullua tetë ndeshje dhe 250 mijë lekë gjobë. Përsa u përket dënimeve të lojtarëve, Ermal Gega i Besëlidhjes u pezullua katër ndeshje, Endri Halilaj i Elbasanit, po me katër ndeshje. 

DËNIMET E FUSHAVE GJATE KËTIJ SEZONI

TOMORI
Katër ndeshje pa shikues

VLLAZNIA
Një ndeshje pa shikues

LUFTËTARI
Një ndeshje pa shikues





  • Lini komentin tuaj
Kontakt Albania Sport Marketing Albania Sport
Donation

Vendos adresen email:

Abonohuni këtu nëpërmjet emailit tuaj për të lexuar lajmet kryesore të ditës.