HotelsChecking.com World largest hotel comparison
Edialtour Agjensi:  Ofron Hotele, Bileta Avioni, Paketa Turistike, Ture

Edmond Kapllani, gol trepikesh per FSV Frankfurt

Odise Roshi jep pasin e arte per sumuesin durrsak.

  • 0 komente
Edmond Kapllani, gol trepikesh per FSV Frankfurt





Për të ditur më shumë

Pas dygolëshit në fitoren 2-0 ndaj Ingolshtadtit, fundjavën e kaluar, Edmond Kapllani i dhuroi një tjetër trepikësh më shumë vlerë skuadrës së tij, FSV Frankfurt, në suksesin minimal 1-0 ndaj Erzegebirge Aue, në javën e 4-t të Bundesligës së 2-të në Gjermani.


“FSV Frankfurt noton akoma më tej në valën e suksesit. ‘Die Bornehimer’ fituan të dielën kundër Aue-s, falë një bashkëprodhimi shqiptar pak minuta nga fundi i ndeshjes”, - shkruant portali online i radios gjermane “Hessisher Rundfunk”, hr-onlinde.de.

Sulmuesi durrsak realizoi në minutën e 87-të, duke zhbllokuar shifrat dhe ngjitur ekipin e tij në vendin e tretë, por ishte mesfushori sulmues, Odise Roshi, ai që i dha pasin e artë, në golin e vetëm të ndeshjes dhe të tretin sezonal të Kapllanit. Kjo ishte fitorja e tretë në rresht e FSV Frankfurtit, që shfaqet kështu një favorite e fortë për t’u ngjitur në Bundesligën e Parë. ‘Gjithçka falë sulmuesit Kapllanit dhe pasimit të bashkatdhetarit të tij shqiptar, Odise Roshit”, - thekson portali gjermanë në komentin e tij.

“Pas 90 minutave kjo ishte një fitore e merituar, pasi ne ishim në sulm gjatë pjesës së dytë dhe ushtruam gjithmonë e më shumë presion. Në fund të ndeshjes ne e shfrytëzuam shansin tonë”, - tha trajneri i FSV Frankfurtit, Beno Mëhleman. Në fakt, fillimi i ndeshjes ishte më i mirë për miqtë, ndërkohë që FSV Frankfurti bëri shumë gabime në pasime.

Gjithsesi, Kapllani mund ta kishte kaluar në avantazh skuadrën e tij, por gjuajtja e tij në minutën e 18-të kaloi ngjitur me shtyllën e majtë pingule. Gjujatja e Janik Shtark u ndal nga shtylla e djathtë në minutën e 73-të, duke dhënë sinjalin se goli ishte afër. Dhe sërish Kapllani pranë golit, nga një distancë e afërt.
Megjithatë, sulmuesi durrsak korrigjoi gjithçka: në minutën e 87-të, Odise Roshi krosoi nga e majta e sulmit te FSV Frankfurtit dhe, Kapllani u mjaftua të godasë me majën e këmbës së djathtë duke e zhytur topin në rrjetë.

Për Kapllanin ky ishte goli i 40-të në 116 ndeshje në Bungesligën 2: 26 gola, në 118 ndeshje me Karlsruhen; 5 gola, në 17 ndeshje me Tus Koblencin; 8 gola në 23 ndeshje me Padebornin dhe 3 gola në 4 ndeshje me FSV Frankfurtin. Kapllani ka realizuar 3 gola në Bundesligën 1 me 54 ndeshje me Augsburgun dhe Karslruhen.

Me fitoren 1-0, “blu-zinjtë” e Frankfurtit jo vetëm që vazhduan serinë e fitoreve në shtëpi, por gjatë këtij sezoni janë ende të pathyer.

Me Erzegebirge në bankinë ishte shqiptari Ronald Gërcaliu.




  • Lini komentin tuaj
Kontakt Albania Sport Marketing Albania Sport
Donation

Vendos adresen email:

Abonohuni këtu nëpërmjet emailit tuaj për të lexuar lajmet kryesore të ditës.