Trajneri i Kombëtares, Xhani De Biazi, publikoi listën e 24 lojtarëve të thirrur për dy ndeshjet e para kualifikuese të Kampionatit Botëror 2014, ato kundër Qipros në Tiranë (7 shtator) dhe Zvicrës në Lucernë (11 shtator).
Mesfushori i Padebornit, Alban Meha, dhe ai i Zyriht, Burim Kukeli, janë dy suprizat e mëdha të teknikut italian, për ndeshjen e parë të tij zyrtare.
De Biazi ka lënë jashtë për herë të parë mesfushorin Elis Bakaj, autorin e golit të parë në fitoren 2-1 në miqësoren ndaj Katarit.
Vija e parë sulmit përbëhet nga Erjon Bogdani, golashënuesi më i mirë i Kombëtares, 16 gola, si dhe Hamdi Salihi (9 gola), Edgar Cani (1), Armando Sadiku dhe Ahmed Januzi.
Vetëm pesë nga 24 lojtarët e grumbulluar luajnë në kampionatin shqiptar.
Në katër ndeshjet miqësore, Xhani De Biazi arriti dy fitore, një barazim dhe një humbje.
Shqipëria për herë të fundit ka fituar 6-1 me Qipron (një miqësore, me trajnerin kroat Josip Kuzhe në bankinë), ndërsa në ndeshjen e fundit me Zvicrën, Kombëtarja jonë humbi 3-2 (Euro 2004), me gjermanin Hans-Peter Brigel.
Lojtaret e Ekipit Kombetar
Nr Emri Mbiemri Datelindja Skuadra
1 Samir Ujkani 05.07.1988 Palermo
2 Etrit Berisha 10.03.1989 Kalmar
3 Orges Shehi 20.09.1977 SK Skenderbeu
4 Lorik Cana 27.07.1983 SS Lazio
5 Armend Dallku 16.06.1983 Vorskla Poltava
6 Tefik Osmani 25.02.1985 KF Vllaznia
7 Andi Lila 12.02.1986 PAS Jannina
8 Mergim Mavraj 09.06.1986 Sppg Greuther Furth
9 Renato Arapi 28.08.1986 SK Skenderbeu
10 Sabien Lilaj 10.02.1989 SK Skenderbeu
11 Franc Veliu 11.11.1988 KF Flamurtari
12 Jahmir Hyka 08.03.1988 Luzern
13 Emiljano Vila 12.03.1988 PAS Jannina
14 Burim Kukeli 16.01.1984 FC Zurich
15 Ansi Agolli 11.10.1982 Qaraback
16 Alban Meha 26.04.1986 Paderborn 07
17 Gilman Lika 13.01.1987 KF Tirana
18 Ervin Bulku 03.03.1981 Sepahan
19 Armando Sadiku 27.05.1991 Lugano
20 Odise Roshi 22.05.1991 FSV Frankfurt
21 Hamdi Salihi 19.01.1984 DC United
22 Edgar Çani 22.07.1989
23 Erjon Bodgani 14.04.1977 Siena
24 Ahmed Januzi 08.07.1988 Vorskla Poltava





#1 land04/09/2012 06:23 Pergjigjuni
dallku eshte nga lojtaret me te mire te krahut te djathte te liges ukrainase.dhe eshte shume i nevojshem per ne.kur se lojtare si DURO kane ardhur te mbyllin karrieren ne nje kampionat mediokerr si ai shqipetar. pasi nuk i deshiron me asnje ne europe me pak fjale lojtar qe i bihen breket ne fushe.Kurse lojtare si MEHA eshte nder mesfushoret me te mire te liges 2 gjermane. dhe KUKELI po ashtu nder mesfushoret qendror me te mire te kampionatit zvicerian.
#2 Xheki02/09/2012 21:30 Pergjigjuni
Do me tha sipas teje te mos thirret nje 29vjeqar dhe motorr ne kra te djatht sa ne sulem e mbrojtje qe shipria ska permomentin ma te mir ne at pozicion e ti ma quan baz te e kipit klodian duron qe ka mbaru koha e ti fizikisht a shum i dobet po keshtu asht ne futbol ka gjin qe smarrin vesh fare per futbollin e e percielin se asht e drejt e tyre por nukasht e drejt te ja fusin kot per diqka qe sdin
#3 edinxheko01/09/2012 18:36 Pergjigjuni
Dallku dhe Osmani duhet te mos thirren me ne kombetare se nuk japin me!Te zevendesohen me te rinj.De biazi po ben eksperimente me kombetaren duke lene jashte Klodjan Duron dhe Elis Bakajn qe jane pjese e grupit baze dhe Kukeli e Meha nuk jane me te mire se ata dhe kjo do te shihet.Berisha duhet te ishte thirrur perkrah Bogdanit!De Biazi duhet te marri persiper faturen e Zvicres me eksperimentet e tij se Qipron e kemi mund edhe pa te!