Kukësi barazoi pa gola me Vllazninë, në javën e dytë të Superligës, në një ndeshje pa praninë e tifozëve.
Për debutuesit e Kategorisë Superiore ky ishte barazimi i dytë në po aq ndeshje, pasi më parë kishin barazuar me Luftëtarin po 0-0.
Portieri i Vllaznisë, malazezi Miroslav Vujadinovic ishte dhe lojtari më i mirë i takimit, duke shmangur gola thuajse të sigurt.
Vllaznia e trajnerit Shpëtim Duro dhe e shpenzimeve të mëdha në merkato ka marrë vetëm një pikë nga dy ndeshjet e para.




