HotelsChecking.com World largest hotel comparison
Edialtour Agjensi:  Ofron Hotele, Bileta Avioni, Paketa Turistike, Ture

Dhjetë shqiptarët e Ligës së Europës

Lorik Cana luan me Lacion, ndërsa Bekim Balaj mbron ngjyrat e Spartës së Pragës

  • 0 komente
Dhjetë shqiptarët e Ligës së Europës



Nga Montecarlo, Alfred MANE 

Lacio e Lorik Canës do të përballet në grupin J të Ligës së Europës, me Totenhemin (Angli), Mariborin (Slloveni) dhe Panathinaikos (Greqi), skuadër më të cilën luan edhe portieri 18-vjeçar shqiptar Stefano Kapinas. 

Ky ishte verdikti i shortit të të fazës së grupeve të Ligës së Europës. 48 skuadrat janë ndarë në katër grupe, kurse finalja e madhe do të luhet në maj të vitit të ardhshëm, në “Amsterdam Arena”, në Holandë. 

Lorik Cana nuk është shqiptari i vetëm që do të jetë pjesë e kompeticionit të dytë më të rëndësishëm europian për klube, por janë dhjetë të tillë. Me Spartën e Pragës do të luajë sulmuesi shkodran, Bekim Balaj, që kundërshtarë ka Lionin e Francës, Atletik Bilbaon e Spanjës dhe Kiryat Shmona të Izraelit. 

Me gjermanët e Borusias së Munshengladbahut luan mesfushori kosovar 19-vjeçar, Granit Xhaka, të cilin Shqipëria do ta ketë kundërshtar në ndeshjen me Zvicrën. 

Te Hanover 96 aktivizohet kosovari me pasaportë zvicerane, Adrian Nikçi, i cili i feston golat e tij duke i kruqëzuar duart me simbolin e shqiponjës, gjë që ka hapur polemika të mëdha në Zvicër. 

Te qipriotët e AEL Limasolit luan portieri Isli Hidi, pra në grupin B, do të kemi njër përballje Nikçi-Hidi. 

Te italianët e Napolit luajnë Valon Behrami dhe Blerim Xhemaili. Te zviceranët e Bazelit luan Arlind Ajeti, ndërsa te suedezët e Helsingborgut luajnë mesfushorët Adrian Gashi dhe Loret Sadiku.


Grupi A
Liverpul (Angli)
Udineze (Itali)
Jang Bojs (Zvicër)
Anzhi Makhaçkala (Rusi)

Grupi B
Atletiko Madrid (Spanjë)
Hapoel Tel-Aviv (Izrael)
Viktoria Plzen (Çeki)
Academika (Portugali)

Grupi C
Marsejë (Francë)
Fenerbahçe (Turqi)
Borusia Mënshengladbah (Gjermani)
AEL Limasol (Qipro)

Grupi D
Bordo (Francë)
Bryzh (Belgjikë)
Njukasëll (Angli)
Maritimo (Portugali)

Grupi E
Shtutgart (Gjermani)
Kobenhaven (Danimarkë)
Steaua Bukuresht (Rumani)
Molde (Norvegji)


Grupi F
PSV Eindhoven (Holandë)
Napoli (Itali)
Dnipro Dniepropetrovsk (Ukrainë)
AIK Solna (Suedi)

Grupi G
Sporting Lisbon (Portugali)
Bazel (Zvicër)
Genk (Belgjikë)
Videoton (Hungari)

Grupi H
Inter (Itali)
Rubin Kazan (Rusi)
Partizan Beograd (Serbi)
Neftçi Baku (Azerbajxhan)

Grupi I
Lion (Francë)
Atletik Bilbao (Spanjë)
Spartak Praga (Çeki)
Kiryat Shmona (Izrael)

Grupi J
Totenhem (Angli)
Panathinaikos (Greqi)
Lacio (Itali)
Maribor (Slloveni)

Grupi K
Bajer Leverkuzen (Gjermani)
Metalist Kharkiv (Ukrainë)
Rozenborg (Norvegji)
Rapid Vjenë (Austri)

Grupi L
Tvente (Holandë)
Hanover (Gjermani)
Levante (Spanjë)
Helsinborg (Suedi)





  • Lini komentin tuaj
Kontakt Albania Sport Marketing Albania Sport
Donation

Vendos adresen email:

Abonohuni këtu nëpërmjet emailit tuaj për të lexuar lajmet kryesore të ditës.