Kosovari Ilir Azemi dha asistin e golit të shënauar nga Klaus, në fitoren 1-0 të Grojther Fyrthit në transfertën ndaj Mainc 05, në javën e dytë të Bundesligës së parë gjermane.
Skuadra e kapitenit Mërgim Mavraj siguroi fitoren e parë sezonale, ndërkohë që lojtari Kombëtares sonë ishtë ndër më të mirët në fushë.
ARMANDO VAJUSHI
Liteks Loveç i Armando Vajushit dhe Edon Hasanit fitoi 4-0 ndaj Botevit, në javën e 4-t të kampionatit bullgar. Sulmuesi Vajushi luajti 90 minuta të plota.
ALBERT BUNJAKU
Sulmuesi kosovar shënoi dy gola në fitoren 3-1 të Kaiserslauternit ndaj Dinamos së Drezdenit, në javën e 4-t të Bundesligës së 2-të gjermane.




