HotelsChecking.com World largest hotel comparison
Edialtour Agjensi:  Ofron Hotele, Bileta Avioni, Paketa Turistike, Ture

Reali dhe Siti, në grupin e vdekjes

Hidhet shorti i Ligës së Kampioneve. Çelsi e nis mbrojtjen e titullit kundër Juventusit. Barca, me fat



  • 0 komente
Reali dhe Siti, në grupin e vdekjes



Çelsi, kampioni në fuqi i Europës, do ta nisë mbrojtjen e titullit kundër ukrainasve të Shahktar Donetskujt, italianëve të Juventusit dhe danezëve të Nordsajellendit. 

Ky ishte verdikti i shortit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, të hedhur dje në Monako. Formacioni i Roberto Di Mateos, që ishte dhe koka e gurpit E, e fitoi titullin për herë të parë në finalen e Munihut dhe tani pretendon të bëhet ekipi i parë që do të fitojë dy tituj rresht, qysh kur Milani e arrit atë në vitet 1989 dhe 1990. 

Finalja e Ligës së Kampioneve do të luhet, më 25 maj 2013, në stadiumin “Uembli” të Londrës, dhe Çelsi do të bëjë të pamundurën të jetë atje. Në grupin A, Arsenali do të përballet me Shalke 04, Olimpiakosin dhe Monpeljenë. 

Grupi D ka në gjirin e saj katër skudra kampione: ato të Spanjës (Realin e Madridit), të Anglisë (Mançester Sitin) dhe të Holandës (Ajaksin) si dhe Gjermanisë (Borusian e Dortmundit). 

Barcelona është në grupin G së bashku me Benfikën, Spartakun e Moskës dhe Sëlltikun. Bajerni, nënkampioni i Europës, është në një grup (F) me Valencian, Lilën dhe BATE Borisovin.


 Ndeshjet në grupe do të luhen më 18/19 shtator, 2/3 tetor, 23/24 tetor, 6/7 nëntor, 20/21 nëntor dhe 4/5 dhjetor. Fituesit dhe vendet e dyta në grupe do të progresojnë në raundin e një të 16-ve, takimet e të cilave do të luhen në verën e ardhshme. Ekipet që do t përfundojnë të tretat do të transferohen në Ligën e Europës, në raundin e 1/32. 


GRUPI A
Porto (Portugali)
Dinamo Kyiv (Ukrainë)
PSG (Francë)
Dinamo Zagreb (Kroaci)

GRUPI B
Arsenal (Angli)
Schalke (Gjermani)
Olimpiakos (Greqi)
Montpelje (Francë)

GRUPI C
Milan (Itali)
Zenit (Rusi)
Anderleht (Belgjikë)
Malaga (Spanjë)

GRUPI D
Real Madrid (Spanjë)
Man. Siti (Angli)
Ajaks (Holandë)
Dortmund (Gjermani)

GRUPI E
Çelsi (Angli)
Shakhtar Donetsk (Ukrainë)
Juventus (Itali)
Nordsjalland (Danimarkë)

GRUPI F
Bayern (Gjermani)
Valencia (Spanjë)
Lilë (Francë)
BATE (Bjellorusi)

GRUPI G
Barcelona (Spanjë)
Benfika (Portugali)
Spartak Moskë (Rusi)
Sëlltik (Skoci)

GRUPI H
Man. United (Angli)
Braga (Portugali)
Galatasaray (Turqi)
CFR Kluzh (Rumani)


Iniesta mund Leo Mesin, 
lojtari më i mirë në Europë

Andres Iniesta u votua si lojtari më i mirë në Europë, për sezonin 2011-2012. Mesfushori i Barcelonës, i cili ndihmoi Spanjën të mbronte titullin e kampionit të Europës gjatë kësaj cere, mori më shumë vota nga 53 gazetarët sportivë, duke lënë pas shokun e tij të klubit, Lionel Mesin (fituesi i vitit të kaluar) dhe sulmuesin e Realit të Madridit, Kristiano Ronaldo. Iniesta grumbulloi 28 vota, duke koleksionuar çmimin prestigjioz pas hedhjes së shortit të fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve, ën sallën “Grimaldi Forum”, në Monako. Trofeu “Lojtari më i mirë në Europë” lindi pas një iniciative të Presidentit të UEFA-s, Mishel Platini, si një përpjekje për të ringjallur trofeun e vjëetër “Futbollisti Euopian i Vitit”. Për të marrë votën, lojtarët u gjykuan në bazë të performancës së tyre gjatë fushatës 2011-2012, në të gjitha kompeticionet, kombëtare dhe ndërkombëtare, në nivel klubesh dhe ekipesh kombëtare. 





  • Lini komentin tuaj
Kontakt Albania Sport Marketing Albania Sport
Donation

Vendos adresen email:

Abonohuni këtu nëpërmjet emailit tuaj për të lexuar lajmet kryesore të ditës.