Klodian Duro festoi në fushë pas shënimit të penalltisë (31’), ndërkohë që ish-armiku e tij, trajneri spanjoll Hulian Rubio, e duartrokiti nga tribuna, në fitoren e ngushtë 1-0 të rekordmeneve të Shqipërisë ndaj Tomorit në Berat.
Takimi ishte i vlefshëm për javën e parë të Kategorisë Superiore. Në stol për Tiranën ishte ndihmësi Sokol Bulku. Edhe dy fitoret gjatë sezonit të kaluar, Tirana i kishte arritur po me rezultatin 1-0.
Gjatë ndeshjes, nigeriani Carls Ofejen i Tomorit dhe sulmuesi Mirel Cota i Tiranës u përplasën fort me njëri-tjetrin gjatë një dyluftimi, me lojtarin e bardhebluve që u transportua me ambulancë drejt spitalit të Beratit.




