HotelsChecking.com World largest hotel comparison
Edialtour Agjensi:  Ofron Hotele, Bileta Avioni, Paketa Turistike, Ture

A do t’i mundë dot spanjolli Rubio, 13 shqiptarët?

Është trajneri i vetëm i huaj në Superligë. Sezonin e kaluar fitoi Kupën dhe Superkupën e Shqipërisë

  • 0 komente
A do t’i mundë dot spanjolli Rubio, 13 shqiptarët?



Gjatë sezonit të kaluar, në Kagegorinë Superiore drejtuan katër trajnerë të huaj: çeku Stanislav Levi (kampion me Skënderbeun), italiani Mauro De Vekis (nuk ia doli t’i sigurojë mbijetesën Kamzës), kosovaro-turku Naxhi Shensoj (la përshtypje shumë të mira në drejtimin e Bylisit) dhe spanjolli Hulian Rubio, që në drejtimin e Tiranës, arriti të fitojë Kupën dhe Superkupën e Shqipërisë (në dy finale dramatike me Tiranën). 

Në sezonin, që do të nisë vetëm pas 15 ditësh (më 25 gusht), spanjolli Hulian Rubio është trajneri i huaj vetëm i edicionit 2012-2013, ndërkohë që do të ketë përballë 13 trajnerë shqiptarë. 


Por, a do t’ia dalë dot që Rubio t’u rrëmbejë atyre titullin kampion, që është dhe objektivi kryesor i një Tirane, që nuk e shijon prej tre sezonesh trofeun e lakmuar, qysh nga kampionati i 70-të Kombëtar, pra sezoni 2008-2009, me Alban Tafajin në bankinë (aktualisht, në rolin e drejtorit teknik).

KUNDËRSHTARI I SUPERKUPËS


Rubio firmosi një kontratë dyvjeçare, me një pagë vjetore që i kalon 100 mijë eurot (e majme për një trajner në Shqipëri). Sprova e parë e tij do të nisë, më 19 gusht kur do të luhet edhe finalja e Superkupës së Shqipërisë, e dyta rresht për spanjollin. Si për ironi të fatit, do të ketë përballë sërish (kampionin) Skënderbeu, të cilin e mundi në dy finalet e mëdha të sezonit të kaluar: Superkupë (gusht 2012) dhe Kupë (maj 2013), të fituara të dyja 1-0, dhe me të njëjtin autor golash, Bekim Balajn, ky i fundit luan tanë në Çeki, me Spartën e Pragës. Intriga bëhet edhe më e madhe, pasi përballë Rubios do të jetë Mirel Josa, një ish-trajner i Tiranës, e që ka fituar titullin me bardheblutë në sezonin 2003-2004. Një 90-minutësh i ndezur, për më tepër që do të luhet në “Qemal Stafa”. Vështirë ta parashikosh, që tani. Fakt, është, se nëse Rubio e njeh dhe e ka ndërtuar vetë skuadrën, Mirel Josa është në ditët e para të rikthimit të tretë në Korçë, duke pasuar çekun Stanislav Levi, ky i fundit e drejtoi skuadrën korçare në Ligën e Kampioneve, por pa mundur të kalojë hungarezët e Debrecenit.


KUNDËRSHTARËT E KAMPIONATIT


Nëse Superkupa, aq e dëshiruar nga Skënderbeu, është vetëm një “aperitiv”, në 26 javët e kampionatit, Rubion do ta presin trajnerë me përvojë dhe që kanë fituar tituj kampionë. Trajneri i Flamurtarit, Shkëlqim Muça, është më i titulluari nga 13 teknikët që do të drejtojnë në këtë sezon. Ka fituar katër tituj kampionë, tre prej tyre me Tiranën: 1994-1995, 1999-2000 dhe 2006-2007, si dhe një me Dinamon (2009-2010). Nuk ka asnjë dyshim se, Muça di të ndërtojë skuadra fituese dhe që do të jetë një koleg i vështirë për Rubion. Një tjetër trajner kampion është dhe Shpëtim Duro. Tekniku, i cili fitoi me Besën e Kavajës, Kupën dhe Superkupën e Shqipërisë (2010), është dhe njeriu që riktheu titullin kampion në Korçë pas 78 vitesh (në sezonin 2011-2012), duke kompletuar punën e nisur nga Muça. Ilir Daja është një tjetër trajner që e ka shijuar titullin kampion, madje dy herë: me Elbasanin, në sezonin 2005-2006 dhe Dinamon, në sezonin 2007-2008. Këtë sezon, Ilir Daja do të drejtojë Besën e Kavajës, të rikthyer me ambicie në Kategorinë Superiore, pas “stazhit” në të Parën. Hasan Lika do të jetë sërish në bankinën e Teutës, skuadër më të cilën doli nënkampione e vendit, ashtu si dikur kur drejtoi Partizanin në sezonin 2007-2008. Përveç Armando Cungut, që debuton me Kukësin, duhet përmendur se me përvojë janë dhe Agim Canaj (Bylis), Kristaq Mile (Tomori), ndërkohë që eksperiencë kanë fituar edhe Ernest Gjoka (Apolonia), Gugash Magani (Shkumbini, nënkampion me Flamurtarin), Përparim Daiu (Laçi), Nevil Dede (Luftëtari).


Trajnerët në sezonin 2012-2013

Apolonia        Ernest Gjoka    (i ri)
Besa            Ilir Daja       (i ri)
Bylis           Agim Canaj      (i ri)
Flamurtari      Shkëlqim Muça   (i konfirmuar)
Kastrioti       Artan Mërgjyshi (i ri)
Kukësi          Armando Cungu   (i ri)
Laçi            Përparim Daiu   (i konfirmuar)
Luftëtari       Nevil Dede      (i konfirmuar)
Shkumbini       Gugash Magani   (i ri)
Skënderbeu      Mirel Josa      (i ri)
Teuta           Hasan Lika      (i konfirmuar)
Tirana          Hulian Rubio    (i konfirmuar)
Tomori          Kristaq Mile    (i ri)
Vllaznia        Shpëtim Duro    (i ri)
 Trajnerët me tituj kampion
 Shkëlqim Muça        4    (3 Tirana, 1 Dinamo)
Ilir Daja            2    (1 Elbasani, 1 Dinamo)
Shpëtim Duro         1    (1 Skënderbeu)
Mirel Josa           1    (1 Tirana)
 Pesë trajnerë të rikonfirmuar
 Nga 14 skuadra, vetëm pesë prej tyre kanë konfirmuar trajnerët më të cilën mbyllën sezonin e kaluar: Tirana (Hulian Rubio), Teuta (Hasan Lika), Flamurtari (Shkëlqim Muça), Laçi (Përparim Daiu) dhe Luftëtari (Nevil Dede). Nëntë skuadrat e tjera kana trajnerë të rinj.
 Haxhiosmanoviç-Levi, kampionët e huaj në Shqipëri
 Nga viti 1996 dhe deri në ditë tona, në Shqipëri kanë punuar 27 trajnerë të huaj, por vetëm dy prej tyre kanë mundur të fitojnë titullin kampion: malazezi Dervish Haxhiosmanoviç, që e fitoi me Vllazninë në sezonin 2000-2011, nën presidencën e të ndjerit Myftar Çela, çeku Stanislav Levi me Skënderbeun (2001-2012) me presidentin Agim Zeqo. Edhe boshnjaku Bllazhko Slishkoviç me president Refik Halilin, mund të konsiderohet një fitues kampion, pasi Tirana nën drejtimin e tij të Agustin Kolës dhe më pas të Alban Tafajt, fitoi kampionatin e sezonit 2008-2009. Përsa u përket fitimit të Kupës së Shqipërisë janë rumuni i Dinamos, Aurel Cikleanu në sezonin 2002-2003 dhe kroati i Tiranës, Misho Krstiçeviç (2010-2011) i cili pasoi Sulejman Starovën dhe Nevil Deden fitoi Kupën e Shqipërisë, si dhe spanjolli Hulian Rubio, që fitoi Kupën e Shqipërisë (2011-2012). Superkupën e kanë fituar hungarezi Miklosh Temeshvari me Tiranën (2001), kroati Ilija Lonçareviç me Tiranën (2009), kroati Zlatko Daliç me Dinamon (2010) dhe spanjolli Hulian Rubo me Tiranën (2011).




  • Lini komentin tuaj
Kontakt Albania Sport Marketing Albania Sport
Donation

Vendos adresen email:

Abonohuni këtu nëpërmjet emailit tuaj për të lexuar lajmet kryesore të ditës.