Xhudistja Majlinda Kelmendi, shpresa e madhe e Shqipërisë për një medalje olimpike në “Londër 2012”, u eliminua në raundin e një të tetave nga rivalja e saj nga Mauritius, Kristina Lezhentil, në peshën deri 52 kg.
21-vjeçarja Kelmendi, kampionia e botës për të reja, hyri në histori si e para sportiste nga Kosova, që bëri pjesë në ekipin olimpik të Shqipërisë.
Në raundin e një të 32-ve, Kelmendi mposhti me lehtësi finlandezen 29-vjeçare Jana Sundberg, me rezultatin teknik 101-001, duke dhënë sinjalin se do të kishte një rrugë të lehtë drejt finales.
Por, kosovarja Kelmendi, humbi me 20-vjeçaren nga Mauritius me rezultatin teknik 101-1001.
Sa për informacion, Mauritius është një arkipelag ishujsh, në jugperëndim të Afrikës, pranë ishullit të Magadaskarit, e që ka një sipërfaqe prej 2040 km2 dhe një popullsi prej 1.6 milionë banorë dhe përfaqësohet në “Londër 2012” me 11 sportistë, një më shumë se Shqipëria.




