Yi Siling fitoi medaljen e parë të artë në Lojërat Olimpike “Londër 2012”.
Qitësja kineze triumfoi të 10 metra pushke-ajër, në garën e zhvilluar në “The Royal Artillery Barracks”, më 28 korrik.
Kinezja 23-vjeçare mposhti polaken Silvia Bogaka (30 vjeç), e cila fitoi medaljen e argjendtë.
Kinezja Yu Dan koleksionoi medaljen e bronzte.




