HotelsChecking.com World largest hotel comparison
Edialtour Agjensi:  Ofron Hotele, Bileta Avioni, Paketa Turistike, Ture

Noel Borshi, e 40-ta ne 100 m flutur

Notarja olimpike shiptare 16-vjeçare la pas dy sportiste, duke vendosur edhe një rekord të ri kombëtar. Amerikania Volmer vendos rekord olimpik

  • 0 komente
Noel Borshi, e 40-ta ne 100 m flutur



Notarja olimpike shqiptare, Noel Borshi, u rendit në vendin e 40-të nga 42 sportiste që morrën pjesë në garën e 100-metrave stil flutur, në Lojërat Olimpike “Londër 2012, por duke vendosur edhe një rekord të ri kombëtar.

16-vjeçarja Borshi, e cila stërvitet në Itali, fiksoi kohën 1 miniutë e 05.49 sekonda, në garën e saj në baterinë 1, ku dhe zuri vendin e parë, duke lënë pas domenikanen Dorian MekNememi dhe kostarikanen Marie Meza. 


Në fakt, ajo përmirësoi me 22 të qintat rekordin të mëparshëm të të regjistruar në kampionatin botëror të zhvilluar në Shagai në vitin 2011

Vendin e parë në klasifikimin e përgjithshëm në garat kualifikuese e zuri amerikania 24-vjeçare Dana Volmer, e cila vendosi një rekord të ri olimpik, më kohën 55 sekonda e 25 të qindtat.

Rekordin botëror në garën e 100 metrave flutur e mban suedezja Sara Strom me kohën 56.06.







Ceremonia e Hapjes Pekin 2008





Ceremonia e Hapjeve 1968-2008





Ceremonia e Hapjes Berlin 1936



Maskotet e Lojerave Olimpike 1972-2012

Slide 1

1972 Munih- WALDI eshte maskoti i pare ne Lojerat Olimpike. U dizenjua nga Otl Aicher.

Slide 1

1976 Montreal - AMIK, kastor, eshte nje kafshe qe perfaqesone punen e forte

Slide 1

1980 Moske- Ariu MISHA u dizenjua nga ilustratori i librave per femije Victor Chizikov.

Slide 1

1984 Los Angeles-SAM eshte nje shqiponje kartoni me karakteristika amerikane dhe me veshjen legjendare te Daje Semit.

Slide 1

1988 Seoul-HODORI eshte nje tiger i diznjuar nga Kim Hyun dhe qe perfaqeson mikpritjen koreane.

Slide 1

1992 Barcelona- COBI eshte nje qen barinjsh ne stilin kubist, dizenjuar nga Havier Mariskal.

Slide 1

1996 Atlanta-IZZY eshte maskoti i pare i dizenjuar me kompjuter. Ai modifikohet ne shume forma.

Slide 1

2000 Sydney- OLLIE, SYD dhe MILLIE, te dizenjuar nga Matthew Hattan, jane tre kafshe tradicionale australiane.

Slide 1

2004 Athine- ATHINA dhe PHEVOS, bazohen ne kukullat e gjetura ne sitet arkeologjike ne Greqi.

Slide 1

2008 Pekin-Fuwa do te thote kukulla te lumtura. Ato u diznjenuan nga Han Meilin dhe jane Beibei, Jingjing, Huanhuan, Yingying, and Nini.

Slide 1

2012 Londer - MANDEVILLE dhe WENLOCK jane maskotet e Lojera Olimpike Londer 2012

  • Lini komentin tuaj
Kontakt Albania Sport Marketing Albania Sport
Donation

Vendos adresen email:

Abonohuni këtu nëpërmjet emailit tuaj për të lexuar lajmet kryesore të ditës.