Tirana koleksionoi një humbje 5-0 me norvegjezët e Alesundit, në ndeshjen e kthimit të turit të dytë eliminator, duke i dhënë fund me turp aventurës europiane, duke u eliminuar nga Liga e Europës me rezultatin e përgjithshëm 1-6.
Rekordmenët e Shqipërisë mbërritën në Norvegji pas barazimit 1-1 në “Qemal Stafa”, por performanca e djemve të Hulian Rubios ishte për të ardhur keq.
Alesundi shënoi golin e parë në minutën e 45-të me anë të Barrantes, për të vazhduar më pas me Nejshën (48’), Xhejms (64’ dhe 77’) dhe për ta mbyllur me Stjuart (83’).
Kështu, të katër skuadrat shqiptare që morën pjesë në Europë - Skënderbeu, në Ligën e Kampioneve, Flamurtari, Teuta dhe Tirana në Ligën e Europës, u eliminuan.
Tirana mund të krenohet se kaloi një tur, pikërisht atë të parin, kur përballë pati luksemburgasit e Grevenmakerit.
Në total, skuadrat tona ne 10 ndeshje, fituan 2 ndeshje, barazuan 2 dhe humbën 6.




