Armando Sadiku firmosi për Luganon e Kategorisë së Dytë zvicerane. duke i dhënë fund aventurës së tij të jashtëzakonshme me Lokarnon.
Sulmuesi elbasanas nënshkroi një kontratë trevjeçare, ku do të përfitojë rreth 165 mijë euro në sezon.
Sadiku, një lider në Kombëtaren U-21 dhe së fundi edhe i aktivizuar në tri ndeshjet e fundit të Kombëtares A, nën drejtimin e Xhani De Biazit, ishte shumë pranë kalimit te Torino, në Itali.
Lugano pagoi rreth 416 mijë euro për blerjen e kartonit të Sadikut.




