Edhe pse shënoi e parë me anë të Mirel Cotës (38’, asist i Takut), Tirana barazoi 1-1 me Aleesund, në ndeshjen e parë të turit të dytë të Ligës së Europës.
Golin e barazimit për norvegjezët e realizoi sulmuesi xhamajkan Tremen Stjuart në minutën e 57-të.
24 herë kampionët e ndjenë mungesën e sulmuesit Bekim Balaj, ndërkohë që trajneri spanjoll Hulian Rubio e kishte çuar mesfushorin veteran Klodian Duro në tribunë.
Gjithçka do te vendoset ne ndeshjen e kthimit, qe do të luhet pas një jave.
Per të kaluar turin, Tiranës i duhet minimalisht të barazojë 2-2 për të kaluar direkt në turin e tretë, ose çdo lloj fitoreje. Barazimi 1-1 do t’i çonte skuadrat në kohën shtesë.
Në turin e parë eliminator të Ligës së Europës, Tirana eliminoi luksemburgasit e Grevenmakerit.





#1 Supreme19/07/2012 22:32 Pergjigjuni
Primitive, raciste, majmunët e varfra !!