Flamurtari nuk arriti të bëjë përmbysjen e madhe, duke humbur 2-0 me Honvedin në Budapest dhe eliminuar nga Liga e Europës, me rezultatin e përgjithshëm 3-0, duke pasur një largim dhe jo aq të dhimbshëm sa Teuta, që u turpërua në Gjerogji.
Vlonjatët luajtën me tre sulmues të pastër, të mbështetur nga një mesfushë e fuqishme, por nuk mundën të shënonin simbolik.
Flamurtari nuk do ta harrojë kurrë emrin e Riçard Vernesit, pasi ishte sulmuesi hungarez i Honvedit të Budapestit, ai që i eliminoi nga edicioni 2012-2013 i Ligës së Europës.
Vernes shënoi golin e vetëm në fitoren 1-0 të Honvedit, në ndeshjen e parë të zhvilluar në Vlorë, pikërisht sa filloi pjesa e dytë, ndërkohë që në takimin e Budapestit, ishte po Vernesi që realizoi, por kësaj radhe në minutën e dytë shtesë të pjesë së parë.
Mesfushori kamerunas, Tchami-Ngangoue, me golin e tij të minutës së 57-të u dha fund shpresave për përmbysje të vlonjatëve.
Tashmë, i vetmi ekip shqiptar që merr pjesë në Ligën e Europës është Tirana, që nga ana e saj do të ndeshet në turin e dytë eliminator me norvegjezët e Alesundit.
Në kompeticionet europiane merr pjesë dhe Skënderbeu, që do të përballet me hungarezët e Debrecenit, në turin e dytë të Ligës së Kampioneve (takimi i parë, më 17 korrik në Korçë).
Foto: www.nemzetisport.hu




