HotelsChecking.com World largest hotel comparison
Edialtour Agjensi:  Ofron Hotele, Bileta Avioni, Paketa Turistike, Ture

Elvin Beqiri firmos dy vjet më Vllazninë

Ish-mbrojtesi i Kombetares: Vij per te dhene maksimumin tim

  • 0 komente
Elvin Beqiri firmos dy vjet më Vllazninë



Elvin Beqiri, ish-mbrojtësi i Kombëtares u prezantua zyrtarisht si lojtar i Vllaznisë, me të cilën firmosi një kontratë dyvjeçare me Vllazninë.

Beqiri, 31 vjeç, i cili ka luajtur 47 ndeshje me ekipin Kombëtar, tha pas firmosjes së kontratës: “Vij tek Vllaznia për të dhënë maksimumin tim, për të bërë më të mirën. Vllaznia është gjithmonë pretendente dhe kështu do të jetë edhe sivjet. Vërej se drejtuesit e Klubit po punojnë fort për të bërë afrime cilësore”.

Drejtori sportiv, Armir Grima, vlerësoi afrimin e Beqirit, i cili ka luajtur me Vllazninë edhe në vitet 1999-2003, për t’u rikthyer sërish në 2008-2010. 

Beqiri ka veshur edhe fanellat e Metalurg Donteskut në Ukrainë, Alania Vladikavkazit në Rusi, Makabi Tel Avivit në Izrael. 

Për Vllazninë, Beqiri është blerja e katërt, pas Halim Begajt, kosovarit Ilir Nallbani dhe Ivan Deliçit




  • Lini komentin tuaj
Kontakt Albania Sport Marketing Albania Sport
Donation

Vendos adresen email:

Abonohuni këtu nëpërmjet emailit tuaj për të lexuar lajmet kryesore të ditës.