Tirana barazoi 0-0 në ndeshjen e kthimit kundër Grevenmakerit, në “Jos Nosbaum” të Dudelanzhit, e që e çoi rezultatin e përgjithshëm në 2-0 për bardheblutë, duke u kualifikuar për në turin e dytë eliminator të Ligës së Europës.
Bardhbelutë kalojnë për herë të parë një tur nga sezoni 2006-2007, kur eliminuan kroatët e Varteks Varazhdinit, po për Ligën e Europës.
Për 24 herë kampionët e Shqipërisë kjo është hera e dhjetë që kalon një tur eliminator, teksa e kanë arritur atë 6 herë në Ligën e Kampioneve (1982-1983, 1988-1989, 1989-1990, 2003-2004, 2004-2005, 2005-2006), 2 herë në Kupën e Kupave (1986-1987, 1994-1995) dhe 2 herë në Ligën e Europës (2006-2007, 2012-2013).
Në turin e dytë eliminator, Tirana do të përballet me norvegjezët e Alesundes, të cilët në fakt kanë kohë që përgatiten për ndeshjen me bardheblutë, nisur dhe nga fakti se kampionati i vendit nordik është në javën e 14-të. Alesunde ndodhet për momentin në vendin e 8-të me 17 pikë. Në pesë ndeshjet e fundit, Alesund ka barazuar katër takime dhe ka fituar një.





#1 Ervin10/07/2012 13:19 Pergjigjuni
Nje sugjerim autorit te ketij shrimi qe, ashtu si dhe ne shrimin e kaluar ka bere nje gabim ne numrin e tureve te kaluara nga Tirana. Duke llogaritur dhe turin e kaluar ndaj hungarezeve te ZTE FC para 2 sezonesh, Tiranes i behen 11 here qe kalon ture ne Europe. Falemnderit per mirekuptimin!