Për herë të fundit, Tirana e ka kaluar një tur në kompeticionet ndërkombëtare - duke mos llogaritur rastet kur ka marrë pjesë direkt në turin e dytë eliminator - në sezonin 2006-2007.
Atëherë Tirana eliminoi Varteks Varazhdinin e Kroacisë, barazoi 1-1 jashtë (gol i Mukës) dhe fitoi 2-0 brenda (Salihi, Merkoçi). Në turin e dytë u eliminua nga turqit e Kayserisporit: 0-2 dhe 1-3, ku në Turqi shënoi Hamdi Salihi. Tirana e ka kaluar nëntë herë një tur: 6 herë në Ligën e Kampioneve, 2 herë në Kupën e Kupave dhe 1 herë në Ligë e Europës. Sezonin e kaluar, Tirana, po e drejtuar nga spanjolli Hulian Rubio, u eliminua nga sllovakët e Spartak Tërnavës: barazoi 0-0 në “Qemal Stafa” dhe humbi 3-1 në Sllovaki. Nëse sot, bardheblutë do të kalojnë Grevenmakerin e Luksemburgut regjistrojnë suksesin e dhjetë.
Gazeta “Telegraf” paraqet nëntë rastet kur Tirana ka kaluar një tur.
LIGA E KAMPIONEVE
1. - Tirana është ekipi i parë shqiptar që ka kaluar një tur në Ligën e Kampioneve (deri në vitin 1992 quhej Kupa e Kampioneve). Kjo ndodhi në edicioni 1982-1983. Tirana eliminoi Lindfild të Irlandës së Veriut. Fitoi 1-0 në “Qemal Stafa” me golin e Augustin Kolës, humbi 2-1 në Belfast (vendosi goli i Arben Mingës, që hapi dhe takimin). Në turin e dytë, shorti e vendosi përballë Dinamos së Kievit, por skuadra ukrainase bënte pjesë në atë kohë në ish-Bashkimin Sovjetik. Politika e Tiranës nuk i lejonte përballjet me skuadrat sovjetike dhe ndeshja u fitua aforfe nga Dinamo e Kievit.
2. - Ishte sërish Tirana ajo që kaloi një tur në Ligën e Kampioneve, pikërisht në edicionin 1988-1989. Eliminoi në turin e parë Hamrun Spartanin e Maltës: humbi 2-1 në Maltë, fitoi 2-0 në Tiranë. Në turin e dytë u eliminua nga Goteborgu i Suedisë: 0-3 dhe 0-1.
3. - Në edicionin 1989-1990, Tirana eliminoi Sliema Uonderesin: humbi 1-0 në Maltë, fitoi 5-0 në “Qemal Stafa”, njëherësh edhe fitorja më e thellë e një skuadre shqiptare në Europë. Në turin e dyte, bardheblutë u eliminuan me dy humbje nga Bajerni i Munihut: 3-1 (gol i Mingës) dhe 3-0.
4. - Vijon një seri prej tre kualifikimesh rresht të Tiranës. Në edicionin 2003-2004 eliminoi në turin e parë Dinamon e Tbilisit: humbi 3-0 në Gjeorgji, fitoi 3-0 në Tiranë, duke u kualifikuar 4-2 me penallti. Në turin e dytë u eliminua nga Shturm i Grazit: 1-5, 1-2.
5.- Në sezonin 2004-2005, eliminoi Homel të Bjellorusisë: fitoi 2-0 jashtë, humbi 1-0 brenda. Në turin e dytë, u eliminua nga hungarezët e Ferencvaroshit: humbi 2-3 në “Qemal Stafa”, fitoi 1-0 në Budapest, por me Mukën që humbi një penallti, që do t’i jepte kualifikimin.
6. - Në edicionin 2005-2006, Tirana eliminoi Goricën e Sllovenisë: humbi 2-0 jashtë, fitoi 3-0 brenda (Rraklli, Dabulla, Salihi). Në turin e dytë u eliminua nga CSKS e Sofjes me dy humbje 2-2-0.
KUPA E KUPAVE
7. - Tirana në edicionin 1986-1987 kaloi turin e parë duke eliminuar Dinamon e Bukureshtit, duke i fituar të dy takimet: 1-0 në “Qemal Stafa” (Kola), dhe 2-1 në Bukuresht (Minga, Josa). Në turin e dytë u eliminua nga Malmoe e Suedisë, me nga dy humbje me rezultatin 3-0.
8. - Në edicioni 1994-1995, Tirana eliminoi Fandok të Bjellorusisë: humbi 4-1 në Bjellorusi, fitoi 3-0 në Tiranë në një ndeshje dramatike të vendosur në minutën e 94-t, me një tregolësh të jashtëzakonshëm të Indrit Fortuzit (46’, 76’ dhe 94’). Në turin e dytë, Tirana u eliminua nga Brondby e Danimarkës, me dy humbje 3-0 dhe 1-0.
LIGA E EUROPËS
9. - Në edicionin 2006-2007, Tirana eliminoi Varteks Varazhdinin e Kroacisë, barazoi 1-1 jashtë (gol i Mukës) dhe fitoi 2-0 brenda (Salihi, Merkoçi). Në turin e dytë u eliminua nga turqit e Kayserisporit: 0-2 dhe 1-3, ku në Turqi shënoi Hamdi Salihi.
TIRANA NË EUROPË
NDESHJE
Liga e Kampioneve
36 ndeshje; 7 F, 4 B, 25 H
Kupa e Kupave
10 ndeshje; 4 F, 1 B, 5 H
Liga e Europës
21 ndeshje; 4 F, 5 B, 12 H
TOTAL
67 ndeshje; 15 F, 10 B, 42 H
Fitorja më e thellë
Tirana-Siema Uonderes 5-0
27.09.1989, Tiranë
Humbja më e thellë
Tirana-Dinamo Zagreb 2-6
24.07.1996, Tiranë
Paraqitjet
Në Ligën e Kampioneve: 14 herë
Në Kupën e Kupave: 3 herë
Në Ligën e Europës: 9 herë
Më shumë ndeshje: Elvis Sina, 29
Më shumë gola: Indrit Fortuzi, 10
KALIMI I NJË TURI
LIGA E KAMPIONEVE
Tirana: 6 herë (1982-1983, 1988-1989, 1989-1990, 2003-2004, 2004-2005, 2005-2006)
KUPA E KUPAVE
Tirana: 2 herë (1986-1987, 1994-1995)
LIGA E EUROPËS
Tirana: 1 herë (2006-2007)
PËRMBLEDHËSE
Tirana: 9 herë (1982-1983, 1986-1987, 1988-1989, 1989-1990, 1994-1995 2003-2004, 2004-2005, 2005-2006, 2006-2007)





#1 luan 23/12/2012 15:48 Pergjigjuni
MERSINI... BACI HODJA BIMO LEKBELLO.....MUCA JOSA OMURI MEMA....MINGA KOLA dhe sa e sa yje te tjera qe i dergonin ushtare para kohe me qellim qe te luanin per partizanin dhe kjo ishte jo vetem 11shja me e mire qe ka pasur tirona por edhe 11shja me e mire ne shqiperi qe fitonin me gjak kampionatet sepse qe ti merrje kampionatin dinamos apo partizanit duhet te mundje edhe albitrat..KY EMRI YT NUK SHUHET KURRE SE JE LEGJENDE E JE FLAMURE
#2 wilhelm15/07/2012 13:05 Pergjigjuni
tirona e ka kaluar turin e dyte ne 83 kur rrafi Irlandezet dhene turin edyte rumunet qe vrane cim mucen i boni cimi corap dhe ecuan ne spital pastaj rumunet hoqen trainerin kam qene ne tirane dhe tifoz i cment i tirones me kujtohen hikjet cimit croset e millanit koken e benit dhe krenarine agustinin dhe encet e sule memes bedri omurri ninja mirreli KANE QENE EKIPI ME I MIRE NA JIPNIN JETE PYET VLONJATET KUR E MBOLLEN ME PATATE NE FUSHEN VLONJATE SALU A TOUS NGA FRANCA