HotelsChecking.com World largest hotel comparison
Edialtour Agjensi:  Ofron Hotele, Bileta Avioni, Paketa Turistike, Ture

Nëntë kualifikimet e mëdha të Tiranës

Nëse sot, bardheblutë do të kalojnë Grevenmakerin e Luksemburgut, do të regjistrojnë suksesin e dhjetë

  • 0 komente


Për herë të fundit, Tirana e ka kaluar një tur në kompeticionet ndërkombëtare - duke mos llogaritur rastet kur ka marrë pjesë direkt në turin e dytë eliminator - në sezonin 2006-2007.

Atëherë Tirana eliminoi Varteks Varazhdinin e Kroacisë, barazoi 1-1 jashtë (gol i Mukës) dhe fitoi 2-0 brenda (Salihi, Merkoçi). Në turin e dytë u eliminua nga turqit e Kayserisporit: 0-2 dhe 1-3, ku në Turqi shënoi Hamdi Salihi.  Tirana e ka kaluar nëntë herë një tur: 6 herë në Ligën e Kampioneve, 2 herë në Kupën e Kupave dhe 1 herë në Ligë e Europës. Sezonin e kaluar, Tirana, po e drejtuar nga spanjolli Hulian Rubio, u eliminua nga sllovakët e Spartak Tërnavës: barazoi 0-0 në “Qemal Stafa” dhe humbi 3-1 në Sllovaki. Nëse sot, bardheblutë do të kalojnë Grevenmakerin e Luksemburgut regjistrojnë suksesin e dhjetë. 

Gazeta “Telegraf” paraqet nëntë rastet kur Tirana ka kaluar një tur.

LIGA E KAMPIONEVE

1. - Tirana është ekipi i parë shqiptar që ka kaluar një tur në Ligën e Kampioneve (deri në vitin 1992 quhej Kupa e Kampioneve). Kjo ndodhi në edicioni 1982-1983. Tirana eliminoi Lindfild të Irlandës së Veriut. Fitoi 1-0 në “Qemal Stafa” me golin e Augustin Kolës, humbi 2-1 në Belfast (vendosi goli i Arben Mingës, që hapi dhe takimin). Në turin e dytë, shorti e vendosi përballë Dinamos së Kievit, por skuadra ukrainase bënte pjesë në atë kohë në ish-Bashkimin Sovjetik. Politika e Tiranës nuk i lejonte përballjet me skuadrat sovjetike dhe ndeshja u fitua aforfe nga Dinamo e Kievit. 

2. - Ishte sërish Tirana ajo që kaloi një tur në Ligën e Kampioneve, pikërisht në edicionin 1988-1989. Eliminoi në turin e parë Hamrun Spartanin e Maltës: humbi 2-1 në Maltë, fitoi 2-0 në Tiranë. Në turin e dytë u eliminua nga Goteborgu i Suedisë: 0-3 dhe 0-1. 


3. - Në edicionin 1989-1990, Tirana eliminoi Sliema Uonderesin: humbi 1-0 në Maltë, fitoi 5-0 në “Qemal Stafa”, njëherësh edhe fitorja më e thellë e një skuadre shqiptare në Europë. Në turin e dyte, bardheblutë u eliminuan me dy humbje nga Bajerni i Munihut: 3-1 (gol i Mingës) dhe 3-0. 

4. - Vijon një seri prej tre kualifikimesh rresht të Tiranës. Në edicionin 2003-2004 eliminoi në turin e parë Dinamon e Tbilisit: humbi 3-0 në Gjeorgji, fitoi 3-0 në Tiranë, duke u kualifikuar 4-2 me penallti. Në turin e dytë u eliminua nga Shturm i Grazit: 1-5, 1-2. 

5.- Në sezonin 2004-2005, eliminoi Homel të Bjellorusisë: fitoi 2-0 jashtë, humbi 1-0 brenda. Në turin e dytë, u eliminua nga hungarezët e Ferencvaroshit: humbi 2-3 në “Qemal Stafa”, fitoi 1-0 në Budapest, por me Mukën që humbi një penallti, që do t’i jepte kualifikimin. 

6. - Në edicionin 2005-2006, Tirana eliminoi Goricën e Sllovenisë: humbi 2-0 jashtë, fitoi 3-0 brenda (Rraklli, Dabulla, Salihi). Në turin e dytë u eliminua nga CSKS e Sofjes me dy humbje 2-2-0.

KUPA E KUPAVE

7. - Tirana në edicionin 1986-1987 kaloi turin e parë duke eliminuar Dinamon e Bukureshtit, duke i fituar të dy takimet: 1-0 në “Qemal Stafa” (Kola), dhe 2-1 në Bukuresht (Minga, Josa). Në turin e dytë u eliminua nga Malmoe e Suedisë, me nga dy humbje me rezultatin 3-0. 

8. - Në edicioni 1994-1995, Tirana eliminoi Fandok të Bjellorusisë: humbi 4-1 në Bjellorusi, fitoi 3-0 në Tiranë në një ndeshje dramatike të vendosur në minutën e 94-t, me një tregolësh të jashtëzakonshëm të Indrit Fortuzit (46’, 76’ dhe 94’). Në turin e dytë, Tirana u eliminua nga Brondby e Danimarkës, me dy humbje 3-0 dhe 1-0. 

 

LIGA E EUROPËS

9. - Në edicionin 2006-2007, Tirana eliminoi Varteks Varazhdinin e Kroacisë, barazoi 1-1 jashtë (gol i Mukës) dhe fitoi 2-0 brenda (Salihi, Merkoçi). Në turin e dytë u eliminua nga turqit e Kayserisporit: 0-2 dhe 1-3, ku në Turqi shënoi Hamdi Salihi.  

 

TIRANA NË EUROPË

NDESHJE

Liga e Kampioneve 

36 ndeshje; 7 F, 4 B, 25 H

 

Kupa e Kupave

10 ndeshje; 4 F, 1 B, 5 H

 

Liga e Europës

21 ndeshje; 4 F, 5 B, 12 H

 

TOTAL

67 ndeshje; 15 F, 10 B, 42 H

 

Fitorja më e thellë

Tirana-Siema Uonderes 5-0

27.09.1989, Tiranë

 

Humbja më e thellë

Tirana-Dinamo Zagreb 2-6

24.07.1996, Tiranë

 

Paraqitjet 

Në Ligën e Kampioneve: 14 herë

Në Kupën e Kupave: 3 herë

Në Ligën e Europës: 9 herë

Më shumë ndeshje: Elvis Sina, 29

Më shumë gola: Indrit Fortuzi, 10

 

KALIMI I NJË TURI

 

LIGA E KAMPIONEVE

Tirana: 6 herë (1982-1983, 1988-1989, 1989-1990, 2003-2004, 2004-2005, 2005-2006)

 

KUPA E KUPAVE

Tirana: 2 herë (1986-1987, 1994-1995)

 

LIGA E EUROPËS

Tirana: 1 herë (2006-2007)

 

PËRMBLEDHËSE

Tirana: 9 herë (1982-1983, 1986-1987, 1988-1989, 1989-1990, 1994-1995 2003-2004, 2004-2005, 2005-2006, 2006-2007)




  • Lini komentin tuaj
Kontakt Albania Sport Marketing Albania Sport
Donation

Vendos adresen email:

Abonohuni këtu nëpërmjet emailit tuaj për të lexuar lajmet kryesore të ditës.