Flamur Tairi do të jetë pjesë e Teutës edhe për sezonin 2012-2013.
Mesfushori 21-vjeçar firmosi një kontratë njëvjeçare me durrsakët.
Shqiptari nga Maqedonia nuk arriti të transferohej në Zvicër dhe tani do të jetë sërish urdhrat e trajnerit Hasan Lika.
STATISTIKA
Tairi sezonin e kaluar u aktivizua në 23 nga 26 ndeshjet, duke shënuar dy gola, kundër Tomorit dhe Pogradecit.





#1 sokol aliu08/07/2012 13:34 Pergjigjuni
ciao
sokol aliu08/07/2012 14:18
Edhe pse kampionati shiptar i futbollit eshte mbyllur TEUTA e ka nisur mbrapsht sezonin e ri.TE vjen keq te shohesh skuadren tende te zemres qe deputon ne kompeticionin EUROPA LEAGUE ne menyren me skandaloze te mundshme.TE humbesh do te thote te respektosh e te njohesh vlerat e kundershtarit...Por ajo qe te ben me shume te mendosh i deshperuar eshte menyra e interpretimit te ndeshjes.Humbja nuk eshte rastesi e aspak çudi .Kur sheh ekipin te luaje me po te njejtet lojtare e po me te njejtet trajnere te kampionatit te kaluar,e per me shume TEUTA dobeson kontigjentin e saj duke shitur disa lojtare e ne te njejten kohe nuk ka bere asnje hap perpara per rekuperimin e tyre.Fakte shqetesues eshte prezenca e trajnereve HASAN LIKA e SULEJMAN STAROVA te cilet duhet te ishin vetelarguar nga drejtimi qe mbas ndeshjes me LAçIN ne KRUJE ku djemte e detit humben kampionati.Presidenca e TEUTES dhe stafi i saj drejtues m.gj.se me probleme e veshtiresi financiaret duhet te levizin me shume per ti kthyer DURRESIT a te qe meriton.Te drejtosh K.F. TEUTA eshte nder e pergjegjesi.Te drejtosh K.F. TEUTA do te thote te jeshe pjese e historise se skuadres BLU.Eshte per te ardhur keq edhe pse kane kaluar me shume se dy dekada stadiumi "NIKO DOVANA" len per te desheruar.A e kan menduar ndonjehere zoterinjte "padrone" te DURRESIT ti kthejne syte nga infrastrukturat sportive te qytetit???Sporti e sportistet DURRSAKE meritojne te jene europiane.Mos valle njerezit ne DURRES duhet te shnderrohen ne TIRANAS (me gjithe dashamiresi per TIRANASIT)per te patur nje stadium modern???DURRESI turistik i ka te gjitha potenzialet ekonomike e financiare per ta modernizuar infrastrukturen e impianteve sportive.Natyrshem lind pyetja:-edhe sa dekada duhet te presim akoma...???DURRESI meriton RESPEKT.K.F.TEUTA meriton RESPEKT.Sportedashesit e tifozeria durresake meriton RESPEKT.FORZA TEUTA!!!