Flamurtari pezullloi sulmuesin Gerhard Progni dhe mesfushorin Gentian Muça.
Gjithçka është si rrjedhojë e humbjes 1-0 me Honvedin e Budapestit, në ndeshjen e parë të turit të parë të Ligës së Europës.
Babai i sulmuesit Progni, Nik Progni, akuzoi trajerin Shkëlqim Muça, se ky i fundit i kishte kërkuar para, për të aktivizuar Gerhardin.
Mediat citojnë babain e Gerhardit të këtë thënë se, shuma e kërkuar nga trajneri Muça është “1 milionë lekë”.
Gerhardi Progni luajti si titullar në ndeshjen kundër Honvedit, por u zëvendësua në minutën e 60-të.
Trajneri Muça e konsideroi një shpifje, duke bërë të ditur se ka njoftuar policinë për incidentin, duke e konsideruar si një sajesë-
REAGIMI
Muça: “Është një përpjekje për të më prishur imazhin. Kam 20 vite që merrem me futboll dhe të gjithë e njohin e personalitetin tim”.
Gentian Muça u pezullua për një sjellje jo korrekte ndaj drejtorit teknik të Flamurtarit, Ardi Behari.





#1 gon karadaku08/07/2012 09:42 Pergjigjuni
akoma me keto maskaralleqe do ecim ne turp te kini .
#2 Sonila07/07/2012 07:43 Pergjigjuni
Muca nuk ben per trajner. Nder kjo "zenka " me kete malokun eshte thjesht trillim.