Trajneri i Flamurtarit, Shkëlqim Muça, ishte i zhgënjyer nga humbja 0-1 me Honvedin e Budapestit, me një gol të Vernes (46’).
Muça: “Pamë një Flamurtar superior. Meritonim barazimin. Hungarezët shënuan në të vetmin rast spontan. Më vjen keq, që uk i shfrytëzuam rastet që krijuam”.
Të enjten tjetër, më 12 korrik do të zhvillohet ndeshja e kthimit në Budapest.
Muça: “Është e vështirë të fitosh në Hungari, duke qënë se është i vetmi rezultat për t’u kualifikuar”.
Edicion e kaluar të Ligës së Europës, Flamurtari i drejtuar nga Gugash Magani eliminoi në turin e parë Buduçnostin e Podgoricës.




