HotelsChecking.com World largest hotel comparison
Edialtour Agjensi:  Ofron Hotele, Bileta Avioni, Paketa Turistike, Ture

Liga e Europes: Flamurtari-Honved 0-1

Na ndeshkon Vernes. I pranishëm në stadium edhe trajneri Xhani De Biazi

  • 0 komente
Liga e Europes: Flamurtari-Honved 0-1





Për të ditur më shumë

Flamurtari humbi 1-0 me Honvedin e Budapestit, në ndeshjen e parë të turit të parë eliminator të Ligës së Europës, duke e komplikuar jo pak çështjen e kualifikimit për në turin e dytë. 

Vlonjatët nuk u ndihmuan dot as nga entuziazmi i tifozëve të shumtë, në ndeshjen e parë historike të zhvilluar me drita në stadiumin “Flamurtari”, ndërkohë që as prania e trajnerit të Kombëtares, Xhani De Biazi, nuk u solli fat kuqezinjve. 

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Vernes në minutën e patë të pjesës së dytë. Në ndeshjen e kthimit, Flamurtari duhet të fitojë në Budapest, nësë dëshiron të përsërisë suksesin e vitit të kaluar kur eliminoi Buduçnostin e Podgoricës. Ashtu siç edhe pritej, Honvedi ishte një kundërshtar shumë i fortë. 


Trajneri Shkëlqim Muça ia besoi dyshen e sulmit, kroatit Pero Pejiç dhe argjentinasit Rafael Soza, që të mbështetur nga disa mijëra tifozë të zjarrtë vlonjatët krijuan shumë shqetësimi në prapavijën e Honvedit, por pa krijuar rrezikshmëri për portierin Kemenes. Hungarezët krijuan volum të madh pune në mesfushë, duke synuar kundërsulmin. 

Fraksioni i parë evidentoi dy raste të mira për Flamurtarin, me anë të kroatit Pero Pejiç dhe Rafale Sozës, ndërkoqë që mbrojtësi Franc Veliu nuk u arriti të tregohej rezultativ me goditjet standarde. Honvedi u mbrojt fort në pjesën e parë, dhe me një strategji të qartë, me synimin e vetëm shpenzimin e energjive të Flamurtarit, ndërkohë që porta e tyre nuk u rrezikua asnjëherë seriozisht.



Pjesa e dyte nisi me një gol të shpejtë të Honvedit, e të realizuar nga mesfushori 20-vjeçar Riçard Vernes, ky i fundit shfrytëzoi në maksimum një vendosje të gabuar të mbrojtjes së vlonjate, Julian Brahjes dhe kroatit Toni Pezo, për të shënuar në minutën e 46-të. Flamurtari-Honved 0-1. 

Stadiumi “Flamurtari” nuk u beson syve. Presioni psikologjik u rrit te vlonjatët, që nuk janë të qartë në fazën sulmuese. 

Pejiç dhe Soza nuk arritën të kombinojnë me njëri-tjetrin, duke zbehur në maksimum forcën goditëse të Flamurtarit. Trajneri Muça luajti me kartat e zëvendësimeve, duke hedhur Memellin në vend të Prognit, dhe Kuqin në vend të Sozës. Faza ofensive ka më shumë frymëmarrje, por pa mundur të gjejnë rrugën e rrjetës. 

Honvedi tregohet më i pjekur, duke përdorur edhe strategjinë e përfitimit të sekondave të çmuar me vonesat e topit. Flamurtari nuk tregoi forcë në fazën ofensive, duke mos qenë i qartë. 1-0 për Honvedin dhe kualfikimi duket një mision i pamundur në Budapest. 





  • Lini komentin tuaj
Kontakt Albania Sport Marketing Albania Sport
Donation

Vendos adresen email:

Abonohuni këtu nëpërmjet emailit tuaj për të lexuar lajmet kryesore të ditës.