HotelsChecking.com World largest hotel comparison
Edialtour Agjensi:  Ofron Hotele, Bileta Avioni, Paketa Turistike, Ture

Liga e Europes, Teuta-Metalurgi 0-3

Durrsakët humbasin 3-0 në ndeshjen e parë në “Niko Dovana”. Pësojnë tre gola brenda 17 minutash

  • 0 komente
Liga e Europes, Teuta-Metalurgi 0-3





Për të ditur më shumë

Teuta humbi me rezultatin e thellë 0-3 me gjeorgjianët e Metalugi Rustavit, në “Niko Dovana”, në ndeshjen e parë të Ligës së Europës, duke i dhënë fund parakohe aventurës në kompeticionin e dytë europian më të rëndësishëm për klube, edhe pse do të luajë pas një jave ndeshjen e kthimit në Gjeorgji. Të tre golat u pësuan në harkuan e 15 minutave të fundit të takimit, duke i dhënë fund ëndrrës së presidentit Hasanbelliu dhe trajnerit Lika.


Një “Niko Dovana” entuziast, pjesa e parë prodhoi shumë grintë dhe rivalitet midis të dyja skuadrave, sidimos në mesfushë, atje dhe ku ishin përqendruar forca të shumta nga të dyja skuadrat. Veliaj dhe Nika në mesfushë, si dhe Mancaku me Dostin në vijën e parë e synuan fort portën e Bediashvlit, por pa mundur të rrezikojnë seriozisht.

Në të njëjtën situatë ishte dhe portieri i Teutëm, Bledian Rizvani, shumë pak i shqetësuar nga gjeorgjianët. Sheta dhe Osmani punuan shumë mirë në mbrojtje në këtë pjesë, sidomos në lojën në ajër, kjo dhe falë shtatlartësisë së tyre.


Ne pjesen e dyte, gjeorgjianët janë më aktivë dhe synojnë më shpesh portën e Rizvanit. Minuta e 60-të ishte vërtet drithëruese për Teutën. Topi i goditur në mënyrë potente nga një futbollit i Metalurg Rustavi përfundon ngjitur me shtyllën e majtë pingule të Rizvanit. Trajneri Lika bëri zëvendësimin e parë, duke larguar Mnacakun dhe hehdur në fushë kosovarin Pajaziti, por durrsakvëve u mungon pasimi i fundit.

Në minutën e 77-të, pasi një kundërsulmi të shpejte mjaft efikas nga e majta e sulmit të Matelurg Rustavi, Tatanashvili, që ka vetëm dy minuta në fushë, i hedhur si zëvendësues në lojë, shënon golin e parë për gjeogjianët, duke thyer qëndresën e Teutës deri në ato momente.

Shatë minuta më pas, ishte Getsadze ai që dyfishoi shifrat, ndërsa Kvaratskhleia që shënon me penallti golin e tretë, në minutën e dytë shtesë. 0-3. Një ndeshje pa histori për Teutën, që për herë të gjashtë në Ligën e Europës nuk ka asnjë mundësi të kalojë turin e parë, vetëm nëse një mrekulli i shpëton durrsakët.




  • Lini komentin tuaj
Kontakt Albania Sport Marketing Albania Sport
Donation

Vendos adresen email:

Abonohuni këtu nëpërmjet emailit tuaj për të lexuar lajmet kryesore të ditës.