Përveç renditjes për kombëtaret e meshkujve, FIFA publikon dhe ato të femrave, me një periodicitet dy mujor.
Shqipëria e drejtuar nga Altin Rraklli, që ende nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje zyrtare - vetëm 4 miqësore - ndodhet në vendin e 167-të me 1424 pikë në renditjen e muajit qershor 2012, nga 177 vende që janë në renditjen e përgjithshëm.
Në Europë lemë pas vetëm Malin e Zi.
Renditjen botërore e kryesojnë Shtetet Bashkuara të Amerikës me 2178 pikë, ndërsa atë europiane e kryeson Gjermania me 2168 pikë.
Renditja e re do të publikohet, më 17 gusht 2012.





#1 mili prishtine05/07/2012 14:26 Pergjigjuni
Toni eshte e vertet qe i ka 1424 pike por realishte ne listen e fifas eshte e 165-ta se e verifikova ranglisten e fifa-se por eshte e mundur qe atje ka ndonje gabim.
#2 toni05/07/2012 04:28 Pergjigjuni
dhe ne europe eshte ne vend te 28 qe perben rekord per futbollin shqiptar
#3 toni05/07/2012 04:25 Pergjigjuni
o gazetar je gabim, shqiperia e femrave eshte ne vendin 55 ose poshte 60 te renditjes boterore, dhe me nje renditje me te mire se kombetarja e meshkujve. Aty renditja e fifas ka disa gabime dhe shqiperia nuk eshte ne vendin e 167 se ka 1424 qe jane goxha pike.