HotelsChecking.com World largest hotel comparison
Edialtour Agjensi:  Ofron Hotele, Bileta Avioni, Paketa Turistike, Ture

Shqiperia, +4 vende ne FIFA

Për muajin korrik Kombetarja jonë renditet në vendi e 75-të me 448 pikë. Edhe ne UEFA kemi fituar një vend

  • 0 komente
Shqipëria ngjiti katër vende në ranglistën e FIFA-s, për muajin korrik 2012, duke u pozicionuar tani në vendin e 75-të nga 208 kombe që aderojnë në qeverinë botërore të futbollit, teksa në maj renditeshim në vendin e 79-të.

Kombëtarja e drejtuar nga De Biazi ndodhet në kuotën e 448 pikëve, tri më pak së muajin qershor, 451 pikë.

 
Në renditjen botërore ndodhemi midis Finlandës (vendi i 74-t, 458 pikë) dhe Guinesë (75, 448 pikë).


Në renditjen specifike europiane, pra të zonës UEFA, Shqipëria ka fituar një pozicion dhe tani ndodhet në vendin e 35-të nga 53 shtete.

Moldavia, kundërshtarja e Shqipërisë, në miqësoren e 15 gushtit (në “Qemal Stafa”) renditet në vendin e 139-të (213 pikë) duke ngjitur një vend.

Qipro, kundërshtari i parë në eliminatoret e Botërorit 2010, renditet në vendin e 122-të (266 pikë), por ka bërë një ngjitje prej +3 vendesh.

Renditja botërore kryesohet nga kampionia e freskët e Europës, Spanja (1691 pikë), e ndjekur nga Gjermania (1502 pikë).




  • Lini komentin tuaj
Kontakt Albania Sport Marketing Albania Sport
Donation

Vendos adresen email:

Abonohuni këtu nëpërmjet emailit tuaj për të lexuar lajmet kryesore të ditës.