HotelsChecking.com World largest hotel comparison
Edialtour Agjensi:  Ofron Hotele, Bileta Avioni, Paketa Turistike, Ture

Teuta synon fitoren ndaj Metalargi Rustavit

Durrsakët do të përballen kundër gjeorgjianëve në Ligën e Europës. Kanë dështuar në pesë paraqitjet e para

  • 0 komente
Teuta synon fitoren ndaj Metalargi Rustavit



Teuta do të përballet nesër me gjeorgjianët e Metalurgi Rustavit, në turin e parë eliminator të Ligës së Europës, takim që do të luhet në “Niko Dovana” në orën 20:30. 

Për durrsakët kjo do të jetë hera e dhjetë që marrin pjesë në kompeticionet europiane dhe e gjashtë herë në Ligën e Europës, dikur Kupa UEFA. “Djemtë e detit” kanë marrë pjesë gjithashtu në Kupën Intertoto (3 herë) dhe Kupën e Fituesve të Kupës (1 herë). 


Teuta, ashtu si vitin e kaluar zhvilloi një fazë të mirë përgatitore në Bullgari, dyjavore, ku zhvilloi edhe tri ndeshje miqësore. Në takimin e parë fitoi 3-1 me bullgarët e Lokomotiva Plovdivit, ndërsa në të dytin humbi 5-1 me serbët e Jakodinës, për të rigjetur moralin me fitoren 1-0 ndaj rusëve të Dinamos së Moskës. Durrsakët janë grumbulluar, dhe trajneri Hasan Lika, tha se nënkampionët e Shqipërisë janë gati për testin e ditës së enjte.  
“Kanë qenë dy javë të kënaqshme, ku skuadra është përgatitur në kushte ideale dhe larg temperaturave të nxehta, -tha Lika për mediat. Ish-trajneri i Partizanit i vlerësoi si pozitive ndeshjet miqësore”. Durrsakët do Mbi merkaton, tekniku tha: “Pavarësisht nga largimet dhe afrimet, një pjesë e mirë e grupit të sezonit të kaluar është ruajtur. Lojtarët që janë afruar në muajin qershor po përshtaten gjithnjë e më shumë me grupin, shpresojmë që ata të jenë sa më të vlefshëm për Teutën”. 

Lika pranoi se, ka pak informacione përsa i përket Metalurgi Rustavit, disa video të para në internet, por kjo sipas tij ishte reciproke. Metalurgi Rustavi ka më pak eksperiencë ndërkombëtare sesa Teuta: 6 pjesëmarrje në total, 3 prej tyre në Ligën e Europës. 

Aktualisht renditen si skuadra e 247-të në Europë, ndërkohë që Teuta është e 467-ta. Nëse durrsakët do ta kalojnë turin, ata do të ndeshen me Viktora Plzen të Çekisë. Për herë të fundit në Europë, Teuta ka marrë pjesë në edicionin 2007-2008, kur u eliminua me rezultatin e përgjithshëm 4-8 nga kroatët e Slaven Koprivincës, pas barazimit 2-2 në Durrës dhe humbjes 6-2 në Kroaci. 

Në pesë paraqitjet e saj në Ligën e Europës, fatkeqësisht Teuta nuk e ka kaluar turin e parë, si në edicionin 1994-1995 kundër Apollon Limasolit (dy humbje: 4-1 në Durrës, 4-2 në Qipro); në edicionin 1996-1997 kundër sllovakëve të Kosiçes (1-4 në Tiranë, 2-1 në Sllovaki); në edicionin 2000-2001 kundër Rapidit të Vjenës (0-2 në Vjenë, 1-4 në Tiranë); në edicionin 2005-2006 kundër boshnjakëve të Shiroki Brijegut (fitoi 3-1 në Durrës, humbi 3-0 në Bonsnjë) dhe së fundi kundër kroatëve të Sllaven Belupos (2-2 në Durrës, 2-6 në Sllovaki). 




  • Lini komentin tuaj
Kontakt Albania Sport Marketing Albania Sport
Donation

Vendos adresen email:

Abonohuni këtu nëpërmjet emailit tuaj për të lexuar lajmet kryesore të ditës.