HotelsChecking.com World largest hotel comparison
Edialtour Agjensi:  Ofron Hotele, Bileta Avioni, Paketa Turistike, Ture

Spanja, kampione e Europës

Spanjë-Itali 4-0. Skuadra e Del Boskes vendos një rekord unik në botë, duke fituar rresht tre trofe të mëdhenj

  • 0 komente
Spanja, kampione e Europës





Për të ditur më shumë

Spanja shkatërroi 4-0 Italinë, në finalen e Euro 2012, në Kiev të Ukrainës, duke përsëritur suksesin e Euro 2008, në “Austri/Zvicër”, e duke vendosur një rekord historik të fitimit të tre kompeticioneve të mëdha rresht, përfshirë dhe atë të Botërorit 2010. 


Një sukses i jashtëzakonshëm i “Shtrëngatës së Kuqe”, që barazoi kështu me tre trofe europianë - 1964, 2008, 2012, Gjermaninë, që nga ana e saj e kishte fituar në vitin 1972, 1980 dhe 1996. 



Golat e finales më të thellë në rezultat u shënuan nga Silva dhe Alba, në pjesën e parë, si dhe Torres dhe Mata në të dytën. 

Spanja e dominoi nga minuta e parë dhe deri te e fundit finalen e Kampionatit të 14-të Europian, ndërkohë që italianët krejt te zbehtë dhe në kontrast të dukshëm me paraqitjen e tyre në fitoren 2-1 ndaj Gjermanisë. Diferenca ishte e qartë në fushë. Italianët kishin nevojë për një mrekulli për të fituar kampionatin. Ndeshja ishte e tëra nën ngjyrat e kuqe të Spanjës. 


Në minutën e 14-të, Andres Iniesta filtroi një top për Seks Fabregasin, mesfushori i Barcelonës u tregua më i shpejtë se Kielini, dhe në fundore krosoi topin që gjeti kokën e David Silvës, që nuk gaboi duke mposhtur kapitenin italianë, Xhanluixhi Bufonin. Në të 42’, erdhi goditja e dytë fatale për “axurrët. Kësaj radhe është Xhordi Alba, blerja më e freskët e Barcelonës. Goli e ka origjinën po nga ekipi katalanas. Çavi dhe një asist të bukur për Albën, që me një goditje të zgjuar mposhti për herë të dytë Bufonin. Goli i parë me fanellën e Spanjës për Xhordi Albën, një gol që do ta mbajë mend gjatë. 



Një pjesë e parë e interpretuar në mënyrë perfekte nga “Shtrëngata e Kuqe”, në zotërim e topit dhe në efikasitetin e veprimeve. Edhe pjesa e dytë ishte nën dominimin e qartë të kampionëve të Europës. Heronjtë kundër Gjermanisë, Kasano dhe Baloteli, ishin në hije, ndërkohë që e vetmja shpresë e Italisë ishte Andrea Pirlo, por fantazisti i Juventusit nuk ishte në ditën e tij më të mirë. 

Në të 49’, Spanja pretendoi edhe një penallti për një faull me dorë të Bonuçit, që ishte shumë e qartë, pavarësisht se nuk u dha nga gjyqtari portugez. Fati i keq e ndoqi Italinë edhe me zëvendësimet, kur pasi Prandeli i kishte bërë të tri ndërrimet, Tiago Mota u detyrua të linte fushën në minutën e 61-të, për shkak të një dëmtimi duke e lënë skuadrën e tij me 10 lojtarë. 


Në minutën e 75-të, doli Fabregas për t’i bërë vend Fernando Torresit, dhe sulmuesi i Çelsit, njeriu dhe që i dha Spanjës trofeun e Euro 2008, shënoi në të 84’. Çavi vertikalizoi një pasim për “El Njinon” që nuk hezitoi aspak, duke e mposhtur për herë të tretë Bufonin. Torresi u tregua altruist edhe për Huan Matën, duke i dorëzuar një top me portën thuajse bosh, duke shënuar golin e 4-t në të 88’. 



Një bashkëpunim midis dy lojtarëve të Çelsit, kampione e Ligës së Kampioneve. Ky ishte goli i kapitullimit të Italisë, që luajtën nga minuta e 60-të me 10 lojtarë. Spanja e pamundur në 12 ndeshje në Europiane, 9 fitore dhe 3 barazime duke vendosur një rekord absolut. 


Trajneri i Spanjës, Vinsente Del Boske ka fituar 85% të ndeshjeve me Spanjën: 51 fitore, 4 barazime dhe 6 humbje. Ndërkohë që këtë tregues Prandeli i Italisë e ka: 13 fitore, 7 barazime dhe 6 humbje, pra 51%. Janë 11 lojtarët spanjollë që kanë marrë pjesë në fitimin e Euro 2008, Botërorit 2010 dhe tani Euro 2012: Kazijas, Albiol, Iniesta, Çavi, Torres, Fabregas, Çabi Alonso, Serxho Ramos dhe  Arbeloa.




  • Lini komentin tuaj
Kontakt Albania Sport Marketing Albania Sport
Donation

Vendos adresen email:

Abonohuni këtu nëpërmjet emailit tuaj për të lexuar lajmet kryesore të ditës.