Hamdi Salihi shënoi golin e tretë në fitoren 3-0 të DC United ndaj Montreal Impakt, në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të kampionatin amerikan.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare hyri si zëvendësues në minutën e 78-të dhe në të 90’ realizoi golin e tij përpara 18 mijë tifozëve në “Robert Kenedi”.
Salihi dëshmoi nuhatjen e tij, kur ai shënoi pas
një topi të rifutur në aksion nga zëvënesuesi tjetër, Nik DeLeon.
Për sulmuesin shkodran ky ishte goli i tij i pestë në kampionatin amerikan, duke u barazuar me mesfushorin De Rozario, por me këtë të fundit që ka dhënë 10 asistë, më shumë se kushdo tjetër në MLS.
Skuadra e Hamdi Salihit kryeson kampionatin amerikan në konferencën e Lindjes, me 33 pikë pas 18 ndeshjesh.
PESË GOLAT E SALIHIT
01.07.2012
DC United-Montreal Impakt 3-0
20.05.2012
DC United-Toronto 3-1
17.05.2012
DC United-Colorado Rapids 2-0
05-05-2012
Toronto-DC United 0-2
03-05-2012
SJ Earthquakes-DC United 5-3




