Teuta fitoi 1-0 miqësoren me rusët e Dinamos së Moskës.
Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi kosovari Leutrim Pajaziti.
Kjo ishte miqësorja e tretë e durrsakëve në përgatitoren e Bullgarisë.
Në takimin e parë fitoi 3-1 me bullgarët e Lokomotiva Plovdivit, ndërsa në të dytin humbi 5-1 me serbët e Jakodinës.
Teuta merr pjesë në turin e parë eliminatore të Ligës së Europës, ku do të përballet me Metalurg Rustavi të Gjeorgjisë.
TEUTA
Teuta-Lokomotiva Plovdiv 3-1
Teuta-Jakodina 1-5
Teuta-Dinamo Moskë 1-0
- Ndeshjet janë zhvilluar në Bullgari




