HotelsChecking.com World largest hotel comparison
Edialtour Agjensi:  Ofron Hotele, Bileta Avioni, Paketa Turistike, Ture

Italia ne finale kunder Spanjes

Për Gjermaninë vazhdon mallkimi i kalter. Asnje fitore ne tete ndeshje 

  • 0 komente
Italia ne finale kunder Spanjes





Për të ditur më shumë

Italia në finale kundër Spanjës! Gjermania kthehet në shtëpi. 2-1 për “axurrët”, falë dy super golave të Mario Balotelit.


Edhe një herë tjetër, italianët dëshmojnë se janë “macja e zezë” e gjermanëve, që nuk fitojnë asnjë takim zyrtar me italianët në tetë takimet (katër barazime, katër humbje). Gjashtë vjet më parë Italia fitoi 2-1 në gjysmëfinalen e Botërorit 2006, për t’u bërë më pas kampione e botës nën regjinë e Marçelo Lipit. Tani nën regjinë e Çezare Prandelit ajo synon të fitojë Europianin e dytë në historinë e saj dhe që i mungon qysh nga viti 1968. Një fitore e madhe e futbollit italian, që hodhi poshtë të gjitha parashikimet dhe i dha fund serisë prej 15 fitoresh rresht të Gjermanisë, që nga ana saj nuk fiton një Europian nga viti 1996. 16 vjet pa fituar janë shumë për një nga fuqitë më të mëdha futbollistike në Europë dhe në Botë. Në finalen e Kievit e pret Spanja, në një “replay” të fazës së grupeve, ku të dyja skuadrat u ndanë në barazim 1-1.

Pjesa e parë ishte një katastrofë për 11-shin gjerman, edhe pse “pancerat” dominuan në minutat e para të takimit. duke ushtruar presion dhe goditur portën, ku spikat një gjuajtje e fuqishme e Sami Khedirën, por me Xhanluixhi Bufon, që reagoi po me të njëjtët vlerë. Dy gola të mrekullueshëm nga Mario Baloteli. I pari, me një kërcim të fuqishëm me kokë, pas krosimit inteligjent të Antonio Kasanos në minutën e 20-të, me talentin barez të Milanit, që dribloi dy mbrojtës gjermanë, me një vallëzim të bukur me trup. Baloteli, lojtari që ka hapur më shumë polemika në Itali, në lidhje me produktivitetin e tij, tashmë është shndërruar në harkun e njëzet minutave në super heroin. Dhe do ta bëjë sërish pas vetëm 15 minutash të tjera. Goli i dytë me një goditje paralizuese në të 36’, kur Rikardo Montilivo, nëna e të cilit është gjermane, dha një top të gjatë në thellësi, Baloteli shmangu mbulimin e kapitenit Filip Lahm, dhe me një goditje të fuqishme nga 18 metra gjunjëzon një nga portierët më të mirë në botë, Manuel Nojerin, duke e dërguan topin në trekëndësh. 2-0 për Italinë! Në kampin gjerman ende nuk e besojnë. Në tribuna ka lot. Gëzimi për italianët; hidhërimi për gjemanët. Pjesa e dytë nisi me dy ndryshime në formacionin gjerman. Trajneri Johalim Lëv zëvendësoi sulmuesin Mario Gomezh me veteranin Miroslav Kloze dhe anësorin e majtë, Lukas Podolski me Marko Rojsin. Në minutën e 67-të, Italia ishte pranë golit të tretë, kur Diamanti sheh një inkursion të Markizios dhe goditi me të djathtën pa u menduar gjatë. Në të 89’, Humels frikësoi Bufonin, kur gjuajti nga shumë afër, por sërish “jo” për Gjermaninë. Në minutën e 92-të, një prekje e topit më dorë e Balxaretit, i “dhuron” një penallti Gjermanisë, që realizon me Mesut Ozilin, në golin e tij të parë në Europian. Ka vetëm dy minuta kohë dhe në aventurën e tij të fundit në Euro 2012 merr pjesë në aksione edhe portieri Manuel Nojer. Por, pa mundur dot të shpëtojë skuadrën e tij nga dështimi. Një fund i hidhur për Gjermaninë, por i lumtur për Italinë. I merituar për të dyja skuadrat!




  • Lini komentin tuaj
Kontakt Albania Sport Marketing Albania Sport
Donation

Vendos adresen email:

Abonohuni këtu nëpërmjet emailit tuaj për të lexuar lajmet kryesore të ditës.