HotelsChecking.com World largest hotel comparison
Edialtour Agjensi:  Ofron Hotele, Bileta Avioni, Paketa Turistike, Ture

Gjermani-Itali, ndeshja e shekullit


Sot do të përcaktohet finalistja e dytë e Euro 2012

  • 0 komente
Kur takohen Gjermania dhe Italia janë gjithmonë të destinuara t’i japin jetë një sfide, që në një mënyrë apo një tjetër do të qëndrojë në historinë e futbollit.

Të gjithë të pasionuarit e kësaj loje në botë, edhe ata më të rinjtë, që në vitin 1970, nuk kishin lindur ende, kanë parë imazhet ose kanë njohur tregimet, madje edhe nga ndonjë gjysh, historinë e “Partita del secolo” (siç e quajnë italianët, në shqip: ndeshja e shekullit), apo “Jahrhundertspiel”, siç e quajnë gjermanët, apo më mirë akoma, “El partido del siglo”, siç është shkruar edhe në pllakën përkujtimore në hyrje të stadiumet “Azteca” të Qytetit të Meksikos, teatri i 17 qershorit, ku u zhvillua një nga ndeshjet më rokamboleske dhe spektakolare, një 4-3 madhështor, të fituar pikërisht nga italianët. Pas gjashtë vjetësh gjermanët u përballën sërish me “axurët” (të kaltrit) sërish u treguan më të aftë, ashtu si në vitin 2006, kur në gjysmëfinalen e Botërorit 2010, të zhvilluar pikërisht në Gjermani, fituan 2-0. Sot, pritet një tjetër “finale” e madhe, edhe pse ajo në fakt është ndeshja gjysmëfinale e Euro 2012-s. Italia ka me vete statistikat, që janë absolutisht të favorshme për italianët. Në total, Gjermania dhe Italia kanë zhvilluar 30 ndeshje, përfshirë dhe ndeshjet kundër ish-Gjermanisë Lindore. Italia ka fituar 14 takime, Gjermania 7 dhe 9 janë mbyllur në barazim. Në ndeshjet zyrtare, Italia nuk ka humbur asnjëherë, duke koleksionuar tri fitore dhe barazuar katër të tjera. Hera e fundit, që Gjermania dhe Italia janë përballur midis tyre, ka ndodhur në shkurt të vitit 2011, një ndeshje miqësore e mbyllur 1-1, me gola të Klozes dhe Rosit. Në historinë e Europianëve, të dyja skuadrat janë ndeshur midis tyre vetëm dy herë: e para, në vitin 1988, e mbyllur në barazim 1-1, me Brehmen e Gjermanisë që barazoi golin e Mançinit të Italisë, dhe në vitin 1966, e mbyllur në barazim pa gola dhe e vendosur nga gabimi nga pika e bardhë e penalltisë nga ana e Xhanfranko Zolës, që solli edhe eliminimin e Italisë.
 

Gjermania, tri herë kampione e Europës do të përballet me Italinë, në Stadiumin Kombëtar të Varshavës, për një vend në finalen e Euro 2012. Gjermania mund të ketë fituar pesë nga gjashtë ndeshjet e saj në gjysmëfinalet e Kampionateve Europiane, por ajo nuk e ka mundur kurrë Italinë në një ndeshje kompeticionesh. “Axurrët” kanë fituar katër nga shtatë sfidat, përfshirë dhe gjysmëfinalen e Botërorit 2006 të organizuar në Gjermani dhe finalen e Kupës së Botës në vitin 1982. Italia ka progresuar dy herë nga tri gjysmëfinalet e saj të mëparshme. Gjermania i ka fituar të katër ndeshjet e Euro 2012, duke shënuar nëntë gola, ndërkohë që Italia fitoi vetëm një - kundër Irlandës në ndeshjen e tyre finale në fazën e grupeve, duke mbërritur në gjysmëfinale përmes penalltive në ndeshjen kundër Anglisë. 






  • Lini komentin tuaj
Kontakt Albania Sport Marketing Albania Sport
Donation

Vendos adresen email:

Abonohuni këtu nëpërmjet emailit tuaj për të lexuar lajmet kryesore të ditës.