Tirana fitoi 3-1 miqësoren me Olimpikun e Kategorisë së Dytë.
Golat për 24 herë kampionët e Shqipërisë u shënuan nga Mirel Cota, Afrim Taku dhe Mario Morina.
Tirana do të luajë në Ligën e Europës kundër Grevenmacher të Luksemburgut.
Takimi i parë do të luhet në “Qemal Stafa”, më 5 korrik (19:00), ai i kthimit, më 10 korrik.




