HotelsChecking.com World largest hotel comparison
Edialtour Agjensi:  Ofron Hotele, Bileta Avioni, Paketa Turistike, Ture

Spanja pret bileten e finales

Portugezët rezistojnë për 120 minuta, por ndëshkohen nga penalltitë

  • 0 komente
Spanja është finalistja e parë e Euro 2012, duke përsëritur suksesin e katër viteve më parë, pasi mposhti 4-2 me penallti Portugalinë, teksa 120 minutat përfunduan pa gola në Dontesk. Sot në Varshavë do të luhet gjysmëfinalja e dytë, Gjermani-Itali. 


Zëvendësuesi Sesk Fabregas shënoi penalltinë fituese, atë 4-2, duke i hequr mundësinë Kristiano Ronaldos për të realizuar goditjen e tij nga pika e bardhë. 


Penalltitë ishin një dramë më vete: Ksabi Alonso gaboi për Spanjën në gjuajtjen e parë, teksa Patrisio, falë dhe këshillave të Kristiano Ronaldos, arriti ta grushtojë topin. Kapiteni i Spanjës dhe i Realit të Madridit vendosi ekuilibrin, kur priti penalltinë e Mutinjos. Iniesta nuk gaboi, dhe po ashtu Pepe. Pike: 2-1. 


Bruno Alvesh shkoi të gjuante, por Nani ngulmon të gjuajë ai: 2-2. Serxho Ramosh e çoi në 3-2, por Bruno Alveshi goditi traversën: Spanjë-Portugali 3-2, dhe Fabregasi në gjuajtjen e fundit, goditi shtyllën pingule, ndërkohë që topi përfundoi në rrjetë dhe çoi Spanjën në finale. 


Loja ishte e barabartë, me pak raste për gol, ndërkohë që atë të artin në kohën e rregullt e pati Kristiano Ronaldo, që gaboi në minutën e 90-të, ndërsa Iniesta mund të kishte shënuar për Spanjën në kohën shtesë. 

Ndeshja pati ritëm dhe emocione, të shkaktuara nga qëndresa heroike e Portugalisë, që largohet me kokën lart, ndërkohë që Spanja është në pritje të fituesit të çiftit Gjermani-Itali.


Kjo ishte ndeshja e dytë e këtij Europiani që u vendos nga gjuajtja e penalltive, pasi dhe Italia u kualifikua në gjysmëfinale pasi mposhti po 4-2 Anglinë në serinë nga pika e bardhë. 





  • Lini komentin tuaj
Kontakt Albania Sport Marketing Albania Sport
Donation

Vendos adresen email:

Abonohuni këtu nëpërmjet emailit tuaj për të lexuar lajmet kryesore të ditës.