Tirana, skuadra shqiptare me më shumë pjesëmarrje ndërkombëtare në Europë, 22, peshkoi luksemburgasit e Grevenmacher, në turin e parë eliminator të Ligës së Europës, për sezonin 2012-2013, pas shortit të hedhur në Nion të Zcicrës. Një kundërshtar modest, i treti në kampionatin luksemburgas për sezonin 2011-20012. Interesant është fakti se, në gjirin e tij ka futbollistë ka lojtarë gjermanë, boshnjakë, algjerianë, libanezë, eritreas.
Tirana, e cila merr pjesë qysh nga viti 1965, kur u përball me skocezët e Kilmarnok, në 66 ndeshjet e saj ndërkombëtare ka regjistruar 14 fitore, 10 barazime dhe 42 humbje, duke e kaluar një tur 9 herë. Grevenmacher ka marrë pjesë 9 herë në kompeticionet europian për klube dhe në 20 ndeshje ka fituar vetëm 3 (14 humbje dhe 3 barazime). Në Ligën e Europës (Kupa UEFA/Kupa e Fituesve të Kupave) ka marrë pjesë tetë herë. Duke parë statistikat e Tiranës, vetëm në pjesëmarrjet e Ligës së Europës, në 20 ndeshje, bardheblutë kanë arritur 3 fitore, 5 barazime dhe 12 humbje. Kjo është hera e dytë që trajneri spanjoll i Tiranës, Hulian Rubio, do të drejtojë klubin me më shumë trofe në Shqipëri në një ballafaqim ndërkombëtar. 14 herë fituesja e Kupës së Shqipërisë, në ballafaqimin e fundit në Ligën e Europës, u eliminua nga sllovakët e Spartak Tërnavës: 0-0 në “Qemal Stafa” dhe 3-1 në Sllovaki. Tirana është duke zhvilluar për momentin një fazë përgatitore në Shqipëri, ndërkohë që ndeshjen e parë me Grevenmacher do ta luajë, më 5 korrik në “Qemal Stafa”, ndërsa atë kthimit një javë më pas. Gjatë edicionit 2011-2012, Tirana barazoi pa gola në ndeshjen e parë në “Qemal Stafa”, pikërisht në debutimin e trajnerit spanjoll Hulian Rubio Sançez. Në ndeshjen e kthimit, në Sllovaki, Spartak Tërnava fitoi 3-1 Spartak Tërnavën, duke e çuar skuadrën sllovake një tur më tej.
TIRANA NË EUROPË
Pjesëmarrje: 22
Ndeshje: 66
Fitore: 14
Barazime: 10
Humbje: 42
Gola: 58-117
Flamurtari, mision i vështirë kundër Honvedit
Flamurtari do të përballet me Honvedin e Budapestit, në turin e parë eliminator të Ligës së Europës. Takimi i parë që do të luhet Vlorë, me 5 korrik, ai kthimit një javë më pas në Hungari. Kjo është hera e dhjetë që vlonjatën marrin pjesë në një kompeticion europian, qysh kur ata debutuan në sezonin 1985-1986, në atë eliminim nga Helsinki i Finlandës. Sezonin e kaluar, Flamurtari eliminoi në turin e parë malazezët e Buduçnostit: fitoi 3-1 në Podgoricë, humbi 2-1 në Vlorë. Në ndeshjen e parë të turit të dytë, humbi 2-0 me Jablonecin në Vlorë. Skuadra vlonjate humbi 5-1 me Jablonecin në Çeki, në ndeshjen e kthimit të turin të dytë eliminator të Ligës së Europës. Honvedi i Budapestit është një skuadër shumë e njohur në arenën ndërkombëtare, teksa numëron 9 pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve, 11 në Ligën e Europës (Kupën UEFA), 4 në Kupën e Fituesve të Kupave dhe 3 në Kupën Intertoto.
Honvedi është një nga skuadrat më të famshme në Hungari, madje ka qenë ekipi i legjendës Ferenc Pushkash, i cili bëri histori me Realin e Madridit, teksa klubi e ka tërhequr bluzën e tij me numër 10. Honvedi e ka fituar kampionatin hungarez 13 herë, ndërsa Kupën e Hungarisë, 7 herë. Gjithsesi, nuk e fiton një kampionat nga sezoni 1993. Flamurtari në Ligën e Europës ka këtë bilanc: 16 ndeshje, 6 fitore, 2 barazime dhe 8 humbje.
Rekordi i pathyer i Flamurtarit
Në edicionin 1987-1988 regjistrohet edhe kulmi i futbollit shqiptar në Europë. Flamurtari eliminoi në turin e parë Partizanin e Beogradit: fitoi 2-0 në Vlorë (autogol i Gjorxheviçit dhe gol i Roland Iljadhit) dhe humbi 2-1 në Beograd (eurogol i Sokol Kushtës). Në turin e dytë eliminoi gjermanolindorët e Vismute Aue: humbi 1-0 në Gjermani dhe fitoi 2-0 dhe Vlorë (Taho, Ruci). Në turin e tretë, u eliminua nga Barcelona: humbi 4-1 në “Kamp Nou” (gol i Vasil Rucit), fitoi 1-0 në Vlorë (gol i Kushtës). Vetëm 7 ekipe nga 14 pjesëmarrëse në kompeticionet europiane kanë mundur ta kalojnë të paktën 1 herë turin e parë: Tirana (9 herë), Vllaznia (7), Dinamo (3), Partizani (3), Besa (3), Flamurtari (2), Teuta (1). Kulmin e ka arritur Flamurtari në edicionin 1987-1988, kur arriti të kalonte në turin e tretë të Kupës UEFA.
Teuta “zbulon” Metalurgun e Gjeorgjisë
Teuta do të përballet me gjeorgjianët e Metalurgi Rustavit, në turin e parë eliminator të Ligës së Europës. Durrsakët kanë marë pjesë 5 herë në Ligën e Europës, dhe paraqitjeve ndërkombëtare u shtohen dhe ato në Kupën Intertoto (3 herë), Kupën e Fituesve të Kupës (1 herë). Metalurgi Rustavi ka më pak eksperiencë ndërkombëtare sesa Teuta: 6 pjesëmarrje në total, 3 prej tyre në Ligën e Europës. Aktualisht renditen si skuadra e 247-të në Europë, ndërkohë që Teuta është e 467-ta. Nëse durrsakët do ta kalojnë turin, ata do të ndeshen me Viktora Plzen të Çekisë.
LIGA E EUROPËS
5 dhe 12 korrik 2012
Tirana-Gravenmacher (Luksemburg)
Flamurtari-Honved i Budapestit (Hungari)
Teuta-Metalurgi Rustavi (Gjeorgji)
KALIMI I NJË TURI i SKUADRAVE SHQIPTARE
LIGA E KAMPIONEVE
Tirana: 6 herë (1982-1983, 1988-1989, 1989-1990, 2003-2004, 2004-2005, 2005-2006)
Vllaznia: 1 herë (2001-2002)
Dinamo: 1 herë (2002-2003)
LIGA E EUROPËS
Flamurtari: 2 herë (1987-1988, 2011-2012)
Partizani: 1 herë (2004-2005)
Vllaznia: 3 herë (2008-2009, 2009-2010, 2011-2012)
Dinamo: 1 herë (1985-1986)
Tirana: 1 herë (2006-2007)
Besa: 1 herë (2007-2008)
KUPA E KUPAVE
Tirana: 2 herë (1986-1987, 1994-1995)
Partizani: 1 herë (1970-1971)
Besa: 1 herë (1972-1973)
Vllaznia: 1 herë (1987-1988)
Dinamo: 1 herë (1989-1990)
Teuta: 1 herë (1995-1996)
KUPA INTERTOTO
Teuta: 1 herë (2002)
Partizani: 1 herë (2003)
Vllaznia: 1 herë (2004, 2007)
Besa: 1 herë (2008)
DY TURE
Flamurtari: 1 herë (1987-1988)




