Migen Memelli firmosi një kontratë dyvjeçare me Flamurtarin, ne prani dhe te menaxherit te FIFA-s, Sokol Haxhia.
Ish-sulmuesi i Tiranës dy sezonet e fundit i shpenzoi në Arabinë Saudite, ku u aktivizua me Al-Faisaly dhe Al-Taawon.
Memelli ka luajtur me vlonjatët në gjysmën e dytë të sezonit 2009-2010, duke e shpëtuar Flamurtarin nga rënia.
Pogradecari vlerësohet për cilësitë dhe aftësinë e tij për të gjetur rrugën e rrjetës.
Në sezonin 2008-2009, Memelli fitoi “Këpucën e Artë’.
Ish-sulmuesi i Kombëtares ka luajtur edhe në Norvegji me Bran Bergen dhe në Suedi, me Gais.
Memelli do të jetë në dispozicion të trajnerit Shkëlqim Muça për Ligën e Europës, ku Flamurtari u çiftua në turin e parë me Honvedin e Budapestit.




