HotelsChecking.com World largest hotel comparison
Edialtour Agjensi:  Ofron Hotele, Bileta Avioni, Paketa Turistike, Ture

Italia kualifikohet me penallti

Italianet fitojne 4-2 me penallti ndaj Anglise. Kapiteni Bufon u bën magji “tre luanëve” anglezë

  • 0 komente
Italia kualifikohet me penallti



Italia u bë ekipi i katërt gjysmëfinalist i Euro 2012, pas triumfit me penallti 4-2 ndaj Anglisë, pasi 90 minutat e kohës së rregullt dhe shtesat u mbyllën në barazim pa gola.

Një Itali më e mirë, që goditi dy shtylla, dhe që falë gjenisë së portierit-kapiten Xhanluixhi Bufon në pritjen e penalltisë së Eshli Kolit, e çoi vendin e tij midis katër më të mirëve të Europës. Në gjysmëfinale aj do të përballet me Gjermaninë e kapitenit Filip Lahm. 

Në gjysmëfinalen tjetër, Portugalia e kapitenit Kristiano Ronaldo do të përballet me Spanjën e kapitenit Iker Kazijas, por me të veçantën  që të dy janë lojtarë të Realit të Madridit


PJESA E PARË
Sulmuesi i Italisë, Mario Baloteli, provoi me të djathtën e tij me një gjuajtje nga distanca, qysh në minutën e parë, për të dhënë sinjalin e një Italie sulmuese. Daniele De Rosi goditi shtyllën në të 3’, me mesfushorin e Romës që goditi drurin me një të djathtë të shkëlqyer nga distanca. Anglia u përgjigj shumë shpejt, me një krosim të ulët të Milnerit për Xhonsonin, por Bufoni u kundërpërgjigj menjëherë në minutën e 5-të. Pas kësaj minute, Anglia ka disa raste me Runin dhe Parkerin, ndërkohë që në të 14’, Runi goditi bukur me kokë pas një krosimi të Xhonsont por nuk e gjeti kuadratin. Baloteli nuk u tregua konkret në minutën e 26-të, kur mori një pasim nga Pirlo, por ai u bllokua nga Leskot. Sërish Baloteli afër golit. Në të 26’, Montolivo pasoi për Balotelin, por gjuajtja e sulmuesit të Mançester Sitit ishte qëndrore. Momenti tjetër i mirë për Italinë u regjistrua një minutë përpara përfundimit të pjesës së parë, pas një gjuajtje nga distanca të Balotelit. Edhe pse goli mungoi, nu munguan emocionet në Angli-Itali, ku u veçua shtylla e De Rosit. 

PJESA E DYTË
Fraksioni i dytë nisi pa asnjë ndryshim, dhe sërish me një rast të jashtëzakonshëm për Daniele De Rosin. Pas një kombinimi me Bonuçin, mesfushori goditi në fluturim e sipër në zonë, por nuk gjeti kuadratin në të 48’. Pesë minuta më pas, Italia shpërdoroi një rast të pabesueshëm. Hart bllokoi një tentativë të De Rosit në këmbët e Balotelit, sulmesit gjuajti reagoi sërish Hart dhe në tentativën e tretë, Montolivo nuk e gjeti portën. Anglia bëri dy ndryshime të menjëhershme, duke hedhur në fushë Uellbekun dhe Uallkotin në minutën e 60-të, ku i fundit pasoi në të 65’ për Jangun që goditi, por topi u devijua në goditje këndi nga Barzalji. Ndeshja fitoi ritëm, dhe është Italia ajo që lëvizi më shumë, por pa mundur të gjejë rrjetën. Koha e rregullt u mbyll me rastin e artë të Noçerinos në të 89’ dhe roveshiatën e gabuar të Uejni Runit në minutën e fundit shtesë. 

SHTESAT
Në minutën e 11-të të shtesës së parë, Italia goditi sërish shtyllën me anë të Diamantit, pas asaj të De Rosit në minutën e 3-të të kohës së rregullt. Italianëve iu anulua një gol i Noçerinos në minutën e 115-të, të kapur në pozicion jashtë loje.

PENALLTITË
Ndeshja shkoi te penalltitë, ku tregoi klasin e tij Xhixhi Bufonin, që priti penalltinë e Eshli Kolit, ndërkohë që Jang gaboi duke goditur shtyllën. Për Italinë gaboi Montolivo, gjuajti jashtë, ndërkohë që realizuan Baloteli, Pirlo, Noçerino dhe Dimanti që shënoi penalltinë fituese 4-2. Për Anglinë realizuan Xherard dhe Runi. Italia e meritoi kualifikimin!







GJYSMËFINALET

27 qershor 2012 
Portugali-Spanjë 20:45

28 qershor 2012 
Gjermani-Itali   20:45




  • Lini komentin tuaj
Kontakt Albania Sport Marketing Albania Sport
Donation

Vendos adresen email:

Abonohuni këtu nëpërmjet emailit tuaj për të lexuar lajmet kryesore të ditës.